Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi në Kantier

    Sarande, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi në Kantier
    Sarande

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Pozicioni i Punës: Inxhinier Ndërtimi në Kantier
    Vendndodhja: Sarandë
    Profili i punës: Me kohë të plotë
    Përshkrimi i rolit:
    Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
    Supervizon projektin në ndërtim sipas legjislacionit në fuqi dhe kontratave.
    Bashkëpunon për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko– Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
    Kontrollon me rigorozitet preventivat, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj sipas afateve te caktuara.
    Mban procesverbale per punimet e maskuara, apo per situata te tjera ku eshte e nevojshme.
    Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës.
    Koordinon punën për zbatimin dhe manaxhimin e objektit.
    Planifikon dhe kontrollon ecurinë e proçeseve të punës në kantier.
    Raporton tek investitoret sipas rregullave dhe afateve te rena dakort.
    Kualifikimet e kërkuara:
    Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    Përvojë pune mbi 5 vite. Preferohen kandidatë me eksperiencë të ngjashme në këtë sektor.
    Të zoterojë mirë ‘’Paketën Office’’ dhe ‘’Autocad’’.
    Të ketë njohuri të mira të legjislacionit në fushën e ndërtimit.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
    Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
    Përfitimet:
    Paga e përshtatur dhe e negociueshme sipas përvojës dhe kualifikimeve;
    Mundësi për t’u përfshirë në projekte me rëndësi rajonale dhe ndërkombëtare;
    Ambient profesional dhe sfidues me mundësi zhvillimi
    Te interesuarit jane te lutur te nisin CV-te e tyre ne adresen [email protected]
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply
Working...
X