Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Punëtor Magazine

    Tirane, kerkohet Punëtor Magazine
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Selite | Kodra e Diellit



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Punetor/e | Ndihmesa
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Agi Kons Sh.P.K është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
    Aktualisht ne po kërkojmë Punonjës në magazine dhe të ftojmë të bëhesh pjesë e stafit tonë duke na kontaktuar në format e kontaktit të listuara më poshtë.
    Pozicioni i Punës: Punëtor Magazine.
    Vendodhja: Kodra e Diellit 2, Tirane
    Raporton tek: Përgjegjësit të magazinës
    Orari: 07:30-16;00
    Qëllimi i pozicionit:
    Punëtori i magazinës kujdeset për ngarkimin, shkarkimin, ruajtjen dhe organizimin e materialeve dhe pajisjeve në magazinën qendrore të kompanisë. Ai siguron që materiali të jetë i disponueshëm për kantiere dhe të trajtohet në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.
    Detyrat;
    Ngarkon dhe shkarkon materiale ndërtimi, vegla dhe pajisje në magazinë.
    Ndihmon në organizimin dhe vendosjen e materialeve në vendet e caktuara në magazinë.
    Mbështet regjistrimin e materialeve në magazinë dhe ndihmon në inventarizime.
    Përgatit materialet për shpërndarje në kantier sipas udhëzimeve.
    Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit të magazinës.
    Respekton rregullat e sigurisë në magazinë dhe gjatë manipulimit të materialeve.
    Bashkëpunon me staf tjetër për të siguruar rrjedhën e punës dhe furnizimin e kantierit.
    Njofton përgjegjësin e magazinës për çdo problem teknik, mungesë ose dëmtim të materialeve.
    Kriteret;
    Shkollë e mesme (preferohet arsimi teknik ose profesionale).
    Përvojë në punë magazinimi ose në kantier ndërtimi është avantazh.
    Aftësi fizike për ngritje peshe dhe punë aktive.
    Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi bashkëpunimi në grup.
    Njohuri bazike të sigurisë në punë.
    Mirëpresim aplikimet tuaj nëpërmjet nr tonë të kontaktit +355 68 40 52 085.
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X