Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Punonjës Sigurie në Rezidenca Private

    Tirane, ofrohet vend pune Punonjës Sigurie në Rezidenca Private
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Security | Polic | Ushtarak | Roje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Punonjës Sigurie në Rezidenca Private​
    Dimension HR, në emër të një klienti të saj, po rekruton kandidat ne profilin Punonjës Sigurie, të cilët do të angazhohen në garantimin e sigurisë fizike dhe menxhimin e hyrje-daljeve në ambientet e rezidencës.
    Pozicioni kërkon individë të përgjegjshëm, të përkushtuar dhe me integritet të lartë profesional, të cilët janë të gatshëm të punojnë me turne dhe të zbatojnë me përpikmëri protokollet e sigurisë.
    Lokacioni: Tirane, afer zones se TEG-ut
    Përgjegjësitë kryesore:
    Zbatimi i protokolleve të sigurisë fizike sipas standardeve të miratuara të rezidencës.
    Marrja në dorëzim e detyrave të turnit dhe informimi mbi situatën aktuale, përfshirë prezencën e personelit apo vizitorëve.
    Kalimi i detyrave midis turneve bëhet në prani të punonjësit të turnit të mëparshëm, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit.
    Njohja dhe verifikimi i mjeteve të pranishme në rezidencë dhe atyre në lëvizje gjatë orarit të shërbimit.
    Identifikimi dhe regjistrimi i hyrje-daljeve të stafit të përhershëm dhe atij të përkohshëm në librat përkatës të shërbimit.
    Regjistrimi i hyrje-daljeve të automjeteve të rezidencës apo të vizitorëve në përputhje me rregulloren e sigurisë.
    Monitorimi i sistemit të kamerave të sigurisë dhe evidentimi i çdo situate të veçantë apo të dyshimtë mbahet shenim në librin e shërbimit, veçanërisht gjatë turnit të natës.
    Raportimi i menjëhershëm i rasteve të nevojshme te dyshimta, incidenteve apo emergjencave sipas protokollit të brendshëm.
    Kryerja e kontrolleve fizike ndaj mjeteve, materialeve apo pajisjeve që hyjnë në ambientet e rezidencës.
    Kërkesat dhe Aftesite
    Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në fushën e sigurisë, (Rezidenca, Ambasada, Objekte Private, Institucione Shterore, , etj.) – përbën avantazh.
    Integritet i lartë, etikë profesionale dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave.
    Aftësi komunikuese të mira, si në bashkëpunimin me kolegët, ashtu edhe në ndërveprim me vizitorët apo stafin e rezidencës.
    Vëmendje ndaj detajeve, saktësi në raportime dhe mbajtje e saktë e evidencave.
    Gatishmëri për të ndjekur rregulloret dhe protokollet e brendshme të sigurisë .
    Punohet 5 dite ne jave / me turne.
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [email protected] me subjekt « Punonjës Sigurie »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kritere te profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension HR
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X