Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Zone Leader / Logjistikë

    Zone Leader / Logjistikë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Administrate | NenpunesAgjent shitje | Menaxhim shitjeEkonomist-Financier/eMagazinier/e
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 91 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Titulli i pozicionit: Zone Leader
    Departamenti: Logjistikë
    Raporton te: Menaxheri i Distribucionit
    Vendi i punës: Tiranë.
    Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit: Të udhëheqë dhe organizojë punën brenda një zone specifike të magazinës, duke siguruar që aktivitetet e përditshme të zhvillohen në mënyrë efikase, të sigurt dhe sipas standardeve të kompanisë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Organizon dhe menaxhon punën e Magazinës,(Zonës së caktuar)
    Organizon pranimin, sistemimin dhe dërgimin e mallrave, si dhe përgatitjen e mallrave sipas porosive,
    Organizon pranimin e kthimeve nga dyqanet dhe sistemon mallin e kthyer,
    Përgjegjës për lëvizjen e mallrave në Depo në aspektin teknik dhe të sigurisë.
    Mirëmbajtje adekuate për hapsirën dhe pajisjet e zonës, në aspektin e karakteristikave teknike dhe të sigurisë,
    Përgjegjës për situatën financiare në depo,
    Përgjegjës për përfundimin në kohë të detyrës në fushën e caktuar dhe në përputhje me afatin kohor.
    Përgjegjës për organizimin e ekipit dhe matjen e produktivitetit të tyre,
    Përgjegjës për organizimin e trajnimeve të punonjësve në ekip,
    Përgjegjes për trajtim të ndërgjegjëshëm të punës dhe repektimin e kodit të sjelljes
    Kualifikime dhe aftësi:
    - Diplomë e shkolles së mesme (diploma e shkollës së lartë është përparësi).
    - Eksperiencë në magazinë/logjistikë – përvoja në rol udhëheqës është avantazh
    - Aftësi të mira organizative dhe drejtuese.
    - Aftësi për të punuar me presion dhe për të menaxhuar ekipe.
    - Fleksibilitet për të punuar me turne ose orare të zgjatura kur kërkohet.
    - Njohuri të përdorimit të skanerëve, sistemit ERP/ËMS dhe mjeteve të punës në magazinë.
    - Njohuri bazë të paketes Office dhe përpunimit të të dhënave.
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected]
    ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 [/B]duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X