Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Pergjegjes Turni dhe Mekanik

    Durres, ofrohet vend pune Pergjegjes Turni dhe Mekanik
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Mekanike | MekatronikMekanik
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    RAMETAL sh.p.k me seli ne Vrrine,Xhafzotaj, Autostrada DR-TR, km. 5,
    dhe me aktivitet kryesor përpunimin e skrapit te aluminit dhe transformimin e tij ne Lingote Alumini
    kerkon te punesoje:
    1.PERGJEGJES TURNI
    Detyrat:
    Ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e proçesit të punës dhe realizimin e produktit final konform standardit të miratuar nga shoqëria.
    Është përgjegjës për kontrollin, përmirësimin, rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe shfrytëzimin maksimal të makinerive dhe pajisjeve që ka në dispozicion.
    Ndjek, zbaton rregullat e proçedurat e sjelljes dhe komunikimit në punë të miratuara nga shoqëria.
    Zbaton rregullat e sigurimit teknik në punë për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit.
    Pastron e mirëmban vendin e punës, mjetet e punës duke i lënë ato në gjendje të gatshme për punë.
    Ka detyrimin (ose të jetë i gatshëm) të pranojë masat administrative që merr shoqëria në rast se evidentohen jo përputhshmëri me standardin e kryerjes së punës. Të reagojë ndaj masave të marra kundrejt tij, duke rritur cilësinë e punës.
    Organizon, kontrollon, përshtat dhe komandon makineritë e linjës së prodhimit.
    Mat, peshon dhe ngarkon lëndën e parë dhe lëndën ndihmëse sipas recepturës.
    Garanton punën në ekip dhe përfundimin në afat të proçesit duke mbikëqyrur, ndihmuar, suportuar anëtarët e grupit.
    Monitoron proçesin e shkrirjes së materialeve dhe trasformimin e tyre, respekton kohën e zhvillimit të secilit proçes. Monitoron panelet e kontrollit për të mbikëqyrur dhe optimizuar proçeset e punës.
    Merr mostra dhe kryen testet rutinë kimike e fizike të produkteve dhe regjistron të dhënat e prodhimit. Bën rregullimin e përbërjes kimike të aliazhit sipas nevojës.
    Derdh aliazhin (shkarkon metalet e shkrirë) dhe bën trajtimin termik sipas llojit të aliazhit.
    Plotëson dokumentin Skedë Prodhimi dhe dorëzon punën e kryer te inxhinieri i prodhimit.
    Rrit aftësitë e veta profesionale dhe i përgjigjet problematikave që hasen. Vepron dhe bashkëvepron me punonjësit e tjerë në bazë të trajnimeve të marra apo proçedurave të komunikuara sipas rastit nga personat përgjegjës.
    Përveç detyrave funksionale të përshkruara si më lart, punonjësi ka detyrimin të veprojë edhe mbi bazën e urdhrave të eprorit.
    2.MEKANIK
    Detyrat Kryesore
    Kryerja e kontrolleve të rregullta mbi pajisjet dhe makineritë e prodhimit.
    Identifikimi dhe zgjidhja e defekteve mekanike në kohë.
    Sigurimi i funksionimit të pandërprerë të linjave të prodhimit përmes ndërhyrjeve të shpejta.
    Ekzekutimi i planit të mirëmbajtjes parandaluese sipas standardeve të kompanisë.
    Raportimi i defekteve dhe ndërhyrjeve te përgjegjësi i departamentit.
    Bashkëpunimi me inxhinierët dhe stafin teknik për optimizimin e performancës së pajisjeve.
    Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të brendshme të punës.
    Kualifikimet dhe Kërkesat
    Diplomë profesionale ose universitare në Mekanikë, Inxhinieri Mekanike ose fushë të ngjashme.
    Përvojë pune si mekanik/e industrial ose në mirëmbajtje makinerish (minimum 2–3 vjet).
    Njohuri mbi sistemet mekanike, hidraulike dhe pneumatike.
    Aftësi të mira problem-zgjidhëse dhe kujdes ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në grup dhe në orare fleksibël.
    Përparësi do të kenë kandidatët me njohuri edhe në sistemet elektrike bazë.
    Orari i punes : me tre turne
    Si te aplikoni:
    Personat e interesuar duhet te dergojne CV
    ne emailin [email protected]
    ose telefononi ne numrin 0694056856
     
    Apply

    WhatsApp

    RAMETAL SHPK
    VRRINE, XHAFZOTAJ, Mbikalimi i Fllakes, DURRES
    Autostrada DR-TR, km.5
    0694094948
    [email protected] | www.rametal.al
Working...
X