Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK - DREJTUES I DEPARTAMENTIT ELEKTRIK PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK - DREJTUES I DEPARTAMENTIT ELEKTRIK PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | Elektronike
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER ELEKTRIK - DREJTUES I DEPARTAMENTIT ELEKTRIK PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE.
    PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS
    Inxhinieri Elektrik, si drejtues i Departamentit Elektrik, është përgjegjës për zbatimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/ instalimeve elektrike në te gjitha objektet qe kompania zhvillon. Inxhinieri Elektrik menaxhon grupe pune Specialistësh Elektrik të përqendruara në këto objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të Rregullores së Sigurimit Teknik.
    DETYRAT KRYESORE:
    Drejton dhe organizon departamentin elektrik në fazën e zbatimit të projekteve.
    Harton planin e punimeve dhe shpërndan detyrat për ekipet teknike në terren.
    Siguron që instalimet elektrike të realizohen sipas projekteve teknike dhe standardeve ligjore.
    Koordinon punimet elektrike me departamentet e tjera inxhinierike dhe me palët e treta (kontraktorë, furnitorë, supervizorë).
    Kontrollon përdorimin dhe cilësinë e materialeve dhe pajisjeve elektrike.
    Përgatit raporte teknike dhe financiare për ecurinë e projekteve.
    Mbikëqyr procesin e testimit dhe kolaudimit të instalimeve elektrike.
    Jep zgjidhje teknike për problematikat që dalin gjatë procesit të punimeve.
    Siguron zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë dhe sigurisë teknike.
    Trajnon dhe udhëheq ekipin për përmirësimin e aftësive teknike.
    Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Kompanisë.
    KRITERET DHE AFTËSITË KRYESORE:
    Të ketë Diplomë Master në Inxhinieri Elektrike.
    Të njohë dhe të punojë në programin AutoCad, Microsoft Office.
    Të jetë i paisur me Liçensa Elektrike Profesionale.
    Të ketë mbi 10 vjet përvojë pune në fushën e Inxhinierisë Elektrike në kompani ndërtimi, nga të cilat të paktën 5 vite në rol drejtues.
    Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative.
    Të zotërojë gjuhën angleze.
    Të zotërojë patente klasi B.
    APLIKIMI
    Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X