Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune part time mbasdite Zhvillues Web (WordPress + Custom Code & SEO)

    Tirane, ofroj vend pune part time mbasdite Zhvillues Web (WordPress + Custom Code & SEO)
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite



    Tipi
    part time mbasdite
    Fusha | Profili i punes
    Web developer
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Tiranë – Vend Pune i Lirë: Zhvillues Web (WordPress + Custom Code & SEO)
    Po kërkojmë një Web Developer me eksperiencë solide, i cili jo vetëm mirëmban faqe ekzistuese, por sjell ide të reja dhe proaktive për përmirësime teknike, funksionale dhe vizuale.
    Pozicioni: Web Developer (WordPress, Custom Code & SEO)
    Ne, një ekip që operon në tregun dixhital, kërkojmë një zhvillues që të ketë pasion për performancën, dizajnin dhe rritjen e faqeve web.
    Çfarë do të bëni në këtë rol?
    Zhvillim dhe personalizim faqeve WordPress me Elementor dhe/ose custom code (HTML, CSS, JavaScript, PHP).
    Ndërtim dhe mirëmbajtje strukturash të optimizuara në WordPress.
    Optimizim i shpejtësisë, SEO teknike dhe UX për rezultate më të mira në motorët e kërkimit.
    Përditësim i rregullt i sistemeve (plugins, tema, versioni i WordPress) dhe sigurimi i performancës pa ndërprerje.
    Zgjidhje bugs-esh, konflikte plugins-esh dhe probleme teknike në kohë reale.
    Personalizime sipas kërkesave specifike dhe implementim i ideve për përmirësime.
    Çfarë kërkojmë prej teje?
    Minimum 2 vite eksperiencë pune në WordPress & Elementor.
    Eksperiencë me custom coding (HTML, CSS, JavaScript, PHP).
    Eksperiencë praktike në SEO teknike dhe on-page.
    Aftësi për të propozuar ide dhe risi vetë, jo vetëm për të zbatuar kërkesa.
    Vëmendje ndaj detajeve, përkushtim dhe dëshirë për të punuar.
    Shkathtësi në menaxhimin e kohës dhe respektimin e afateve.
    Çfarë të ofrojmë?
    Orar fleksibël 14:00 - 20:15 me mundësi remote
    Pagesë në përputhje me eksperiencën dhe angazhimin
    Mundësi për zhvillim profesional dhe projekte të reja
    Bashkëpunim afatgjatë me një ekip serioz
    Si të aplikoni?
    Dërgoni CV + portfolio (faqe web që keni ndërtuar/mirëmbajtur) në WhatsApp: +355 69 280 8827
    Cel. : +355 69 280 8827
     
    WhatsApp
Working...
X