Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Fier Ballsh, ofroj vend pune Inxhinier Elektrike, Inxhinier Zbatimi. Inxhinier Park Fotovoltaik

    Fier Ballsh, ofroj vend pune Inxhinier Elektrike, Inxhinier Zbatimi. Inxhinier Park Fotovoltaik
    Fier

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Elektrike | Elektronike
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    NJOFTIM PUNE – INXHINIER ELEKTRIK / INXHINIER ZBATIMI
    Kompania Signs & Road Safety Solutions (3S) shpall vend të lirë pune për pozicionin Inxhinier Elektrik / Inxhinier Zbatimi në kuadër të projektit Park Fotovoltaik 75MW në Ballsh.
    Detyrat kryesore:​
    Mbikëqyrja dhe zbatimi i punimeve elektrike në parkun fotovoltaik;
    Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe sigurimi i zbatimit sipas standardeve teknike;
    Organizimi dhe ndarja e punës së përditshme për ekipet në terren;
    Hartimi i raporteve ditore mbi ecurinë dhe rendimentin e punimeve;
    Sigurimi i bashkëpunimit të mirë ndërmjet ekipeve dhe palëve të tjera të përfshira;
    Zhvillimi i aftësive menaxheriale dhe ruajtja e marrëdhënieve korrekte me stafin dhe bashkëpunëtorët.
    Kualifikimet e kërkuara:​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose fusha të ngjashme;
    Eksperiencë pune në projekte fotovoltaike ose në sektorin e energjisë elektrike përbën avantazh;
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxheriale;
    Aftësi për punë në grup dhe komunikim efektiv;
    Përdorim i mirë i programeve bazë të punës (MS Office, AutoCAD etj.).
    Vendndodhja e punës: Ballsh
    Kontrata: Me kohë të plotë
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën e email-it: [email protected] duke specifikuar në subjekt: "Aplikim për pozicionin Inxhinier Elektrik / Inxhinier Zbatimi – Ballsh". Ose mund te kontaktoni ne numrin e telefonit +355692884582
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X