Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Payroll Specialist

    Payroll Specialist
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HR
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 91 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Titulli i Punës: Payroll Specialist
    Departamenti: Burime Njerëzore
    Raporton te: Payroll Manager
    Lokacioni: Tirane.
    Qëllimi i Pozicionit: Të ndihmojë në proceset e përgatitjes së pagave, mirëmbajtjen e të dhënave të punonjësve dhe sigurimin që pagesat realizohen në përputhje me ligjin dhe politikat e brendshme të kompanisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    - Mbështet përgatitjen e listës së pagave mujore për të gjithë punonjësit.
    - Verifikon oraret e punës, mungesat, lejet dhe ndalesat për çdo punonjës.
    - Ndihmon në përpunimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe tatimeve.
    - Përditëson të dhënat e punonjësve në sistemin e payroll-it.
    - Bashkëpunon me departamentin e HR për ndryshimet në kontrata, promovoime apo largime.
    - Mbështet procesin e përgatitjes së raporteve periodike për pagat dhe kostot e personelit.
    - Siguron konfidencialitetin e informacionit të pagave dhe respektimin e afateve.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    - Diplomë në Financë, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    - Preferohet përvojë e mëparshme në role të ngjashme në payroll/financa.
    - Njohuri të mira të Excel dhe sistemeve të payroll-it (avantazh nëse ka përdorur ndonjë ERP).
    - Njohuri bazë të ligjit të punës dhe rregulloreve tatimore.
    - Aftësi për të punuar me përpikëri, nën presion dhe me informacione konfidenciale.
    - Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X