Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Koordinator Mjedisi

    Tirane, ofroj vend pune Koordinator Mjedisi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriKimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Koordinatori i Mjedisit ne kantier përgjigjet për koordinimin e punëve për realizimin dhe implementimin e kërkesave të sistemit ISO 14001 dhe planeve të menaxhimit të mjedisit ,planeve të rehabilitimit dhe procedurave specifike në kantier.Ai/Ajo ppërgjigjet për mbarëvajtjen ,monitorimin e sistemit të menaxhimit të mjedisit gjatë ushtrimit të aktiviteteve ndërtimore të kompanisë si dhe menaxhimin e ceshtjeve sociale.
    DETYRAT KRYESORE:
    Siguron zbatimin e kerkesave ligjore ne lidhje me ceshtjet e mjedisit , si dhe zbatimin e procedurave dhe standarteve sipas ISO 14001 per aktivitetin e ushtruar nga kompania ne kantier.
    Koordinon dhe verifikon progresin e punës sipas specifikimeve dhe sistemit mjedisor dhe social në kantieret e ndërtimit.
    Kryen inspektime në kantiere në lidhje me përputhshmërinë me kuadrin ligjor institucional si dhe auditime të sistemit të mjedisit,përpuethshmerinë e kompliancës mjedisore sipas standarteve të kërkuara.
    Krijon ,mirëmban ,përditëson database lidhur me rekordet e duhura sipas procedurave në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe vlerësimit të përformancës mjedisore të kompanisë ne kantier.
    Asiston ne hartimin e planeve te menaxhimit , rehabilitimit , monitorimit dhe plane dorezimi te objektit;
    Drafton plane për zbutjen e ndikimeve në mjedis nga aktivitetet ndërtimore të kompanisë.
    Implementon programet e kontrollit për reduktimin e rreziqeve dhe incidentet mjedisore.
    Siguron evidentimin ,raportimin në kohë të të gjitha incidenteve mjedisore .
    Te adresoje te gjitha ankesat lidhur me projektin , te rregjistrooje dhe menaxhoje deri ne zgjidhjen e tyre.
    Te mbaje rekorde mbi ankimimet dhe rregjistrin perkates te ankesave te ardhura nga palet e treat /komuniteti.
    Te verifikoj dhe siguroj informacion per cdo ankese te marre, te jape opinionin e tij lidhur me ankesen.
    Te ndjek mbylljen e ankesave dhe te pasqyroje ata ne regjistrin e ankesave .
    KRITERET KRYESORE:
    Master Shkencash ne Inxhinieri Mjedisi ose fusha relevante si Shkencat Natyrore (kimi industriale, biologji) , Inxh. Pyjesh ,Studime ne universitetet e vendeve te BE,
    Njohuri te mira te gjuhes angleze, I certifikuar per sistemet ISO 14001;
    Mbi 5 vite experience pune: Mbi 3 vite ne fushen e implementimit te sistemit te menaxhimit te mjedisit 14001, kuadrit ligjor mjedisor dhe mbi 3 vite si Koordinator projektesh apo njesive operacionale ne fushen e mjedisit.Preferohet me eksperience ne hartime te planeve të menaxhimit të mjedisit dhe auditime mjedisore.Eksperience ne implementim te projekte te financuara nga EBRD/World Bank/KfW ;
    Njohuri te programeve kompjuterike, Microsoft Office;
    Te jete i gatshem te punoje jashte Tirane.
    Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit [email protected] ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
    Afati i fundit i aplikimit eshte data 15 Shtator 2025, ora 17:00.
    * Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale.
     
    Apply

    WhatsApp

    Gener 2 Sh.p.k.
    ABA Business Center | Rr. Papa Gjon Pali II
    Tirana, Albania
    Tel. +355 4 4501700 | Fax. +355 4 2248312
    [email protected] | www.gener2.al
Working...
X