Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Zyre në Kompani Ndërtimi – 2 N sh.p.k

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Zyre në Kompani Ndërtimi – 2 N sh.p.k
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    2 N sh.p.k, një kompani ndërtimi me eksperiencë në tregun shqiptar, kërkon të punësojë një Inxhinier/Inxhiniere Zyre, për të mbështetur proceset teknike dhe dokumentacionin e projekteve ndërtimore. Pozicioni është i fokusuar në punën e zyrës, në bashkëpunim me ekipin teknik dhe administrativ.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:​
    Përgatitja dhe përpunimi i dokumentacionit teknik për projektet ndërtimore.
    Koordinimi me inxhinierët në terren dhe ndjekja e përputhshmërisë së zbatimit me projektin.
    Hartimi i situacioneve mujore dhe pasqyrave të ecurisë së punimeve.
    Përgatitja e preventivave, relacioneve teknike dhe përllogaritjeve për projekte.
    Asistimi në përgatitjen e dokumentacionit për tendera dhe leje ndërtimi.
    Ndjekja e korrespondencës teknike dhe mirëmbajtja e arkivës së projekteve.
    Përdorimi i programeve të projektimit teknik (AutoCAD, Excel, etj.).
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi – profili Civil.
    Eksperiencë minimale 2 vite në pozicion të ngjashëm, ose në sektorin e ndërtimit.
    Njohuri të avancuara në AutoCAD dhe paketën Microsoft Office (veçanërisht Excel).
    Aftësi shumë të mira në hartimin e dokumentacionit teknik dhe preventivave.
    Njohje e procedurave dhe dokumentacionit teknik për ndërtim.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar, me afate dhe në grup.
    Preferohet njohja e gjuhës angleze në nivel teknik.
    Si të aplikoni:
    Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në email: [email protected].
    Për pyetje të tjera mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: 0688513500.
    Cel. : +355688513500
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X