Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Menaxher/e i Burimeve Njerëzore

    Durres, ofroj vend pune Menaxher/e i Burimeve Njerëzore
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HRMenaxhim Biznesi
    Gjuha
    anglishtitalisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    I.XH.E.M shpk është një kompani lider në prodhimin dhe montimin e konstruksioneve parafabrikat në beton të armuar, duke shfrytëzuar plotësisht performancën e betonit përmes teknologjisë së paranderjes.
    Në kuadër të zhvillimit të saj, kompania fton individë të kualifikuar në pozicionin:
    Menaxher/e i Burimeve Njerëzore
    Përgjegjësitë kryesore:
    Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit;
    Hartimi dhe zbatimi i politikave të Burimeve Njerëzore në përputhje me ligjin dhe strategjinë e kompanisë;
    Zhvillimi i proceseve për vlerësimin e performancës dhe motivimin e punonjësve;
    Mbështetja e drejtuesve të departamenteve në çështje të menaxhimit të stafit;
    Administrimi i kontratave të punës, pushimeve, orarit të punës dhe çështjeve disiplinore;
    Organizimi i trajnimeve dhe zhvillimi i kapaciteteve të brendshme të stafit;
    Sigurimi i një mjedisi pune të shëndetshëm dhe bashkëpunues.
    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
    Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Menaxhim, Juridik ose fusha të ngjashme;
    Përvojë të paktën 3-vjeçare në pozicion të ngjashëm, përparësi në sektorin e ndërtimit;
    Njohuri të mira të ligjit të punës në fuqi;
    Aftësi shumë të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime;
    Përdorimi i mirë i programeve kompjuterike
    Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
    Ne ofrojmë:
    Një ambient pune profesional dhe mbështetës;
    Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme;
    Pagesë konkurruese dhe përfitime shtesë sipas performancës.
    Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të kontaktojnë.
    Tel: 0676027568
    e-mail: [email protected]
    Vendndodhja qendrore: Vrrine, Sektor Rinia DURRES.
    VENDNDODHJA E PUNES: DURRES
     
    Apply

    WhatsApp

    Vrrine, Sektor Rinia DURRES
Working...
X