Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Shef Laboratori per Kerkim Zhvillim

    Durres, ofroj vend pune Shef Laboratori per Kerkim Zhvillim
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    deKoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
    Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë : Shef Laboratori per Kerkim Zhvillimi
    Përgjegjësitë kryesore:
    Pergjegjes per sektorin e kerkim-zhvillimit
    Pergjegjes per studimin e lendeve te para dhe gjetjen e alternativave te reja per lendet e para analoge
    Pergjegjes per monitorimin e zbatimin e sigurise laboratorike dhe kontrollit te cilesise. duke u siguruar që produkti i përfunduar të jetë sipas pritshmërisë së klientit.
    Asiston ne komunikimin me klientët në rastet kur departamenti i shitjeve përballet me situata që lidhen me cilësinë e produktit
    Asiston në procesin e certifikimit te produkteve me baze cimento dhe polisterol, kontaktet me laboratoret e akredituar.
    Asiston per procesin e certifikimit te EPS dhe EPS GF, kontaktet me laboratoret e akredituar, plotesimin e DoP-ve
    Pergjegjes per realizimin e recepturave te certifikimeve
    Aftësitë dhe kualifikimet:
    Të jetë diplomuar në bachelor / master për Kimi;
    Eksperience pune 5 vjecare ne kete sektor
    Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
    Aftësi në përdorimin e pajisjeve laboratorike dhe softuerit për analizën e të dhënave;
    Aftësi të mira komunikuese, si me shkrim ashtu edhe me gojë
    Mund te aplikoni duke:
    Dërguar CV në adresën [email protected]
    Dërguar CV në WhatsApp ne numrin 0694058797
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X