Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Online sales & Customer service Operator

    Tirane, ofroj vend pune Online sales & Customer service Operator
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim Klienti
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    HISTORIKU
    MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve po kërkon të punësojë:
    Operatorë të shitjeve dhe shërbimit të klientit online
    Qëllimi i Pozicionit: Siguron një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve online, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Megatek, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Mirëpret dhe ndjek çdo kërkesë dhe komunikim nëpërmjet internetit, livechat ose telefonit. Siguron që Klientët e kuptojnë se me kë po komunikojnë në livechat ose telefon në çdo moment që kalojnë duke komunikuar me operatorin e E-Shop.
    Dëgjon me vëmendje maksimale kërkesen e klientit dhe sigurohet që e ka kuptuar nevojën e tij, jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
    Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara në faqen e dyqanit online apo njoftimet e bëra në rrjetet sociale, shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe ofertat promocionale. U përgjigjet me dedikim pyetjeve dhe kërkesave dhe vlerëson nevojat e klientëve.
    Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin e blerjeve online dhe raporton për çdo problem që konstatohet tek Menaxheri apo departamenti përgjegjës.
    Jep udhëzime mbi regjistrimin e klientit, kartën e klientit, tarifat e transportit, mënyrat e pagesave dhe shpjegon me interes çdo shërbim tjetër që mund të kërkojë klienti.
    U përgjigjet të gjitha thirrjeve telefonike në mënyrë profesionale në përputhje me standardet Megatek dhe sigurohet që të gjitha kërkesat të marin përgjigje në kohë reale.
    Mban informacion të detajuar për çdo telefonatë dhe llojin e asistencës që klientet kërkojnë në telefon.
    Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve. Trajton kërkesat e klienteve në mënyrë profesionale dhe efikase.
    Siguron informacion mbi kërkesat apo ankesat e ndryshme nga klientët të cilat i raporton me shkrim çdo ditë tek Departamenti i ankesave.
    Konfirmon në çdo rast porositë e klientëve në E-shop dhe është në dijeni të të gjitha reklamave dhe promocioneve të produkteve të Megatek.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Edukimi: Diplomë Universitare.
    Eksperiencë pune: Preferohet 1 vit në pozicion të njëjtë.
    Aftësitë:
    Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të rrjeteve sociale
    Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit me shkrim në shqip dhe anglisht
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
    Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup
    Procedura e Aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni dokumentet e poshtë-përmendura:
    1. CV të detajuar
    2. Letër Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
    1. Me e-mail: [email protected]/ ose ne numrin e telefonit 069 60 82 318
    2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
    MEGATEK S.A
    Divizioni i Burimeve Njerezore
    Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
    Tirana, Albania
     
    Apply

    WhatsApp

    MEGATEK S.A - Autostrada Tirane-Durres, Km 7
    [email protected] | +355696082318
Working...
X