Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST LABORATORI.

    Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST LABORATORI.
    Tirane

    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë,
    përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës,
    Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport,
    Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune SPECIALIST LABORATORI.
    PËRSHKRIMI I PUNËS:
    SPECIALIST LABORATORI është përgjegjës për kryerjen e testimeve dhe analizave teknike të materialeve të ndërtimit në laborator dhe në terren, për të siguruar cilësinë dhe përputhshmërinë me standardet teknike të kërkuara.
    DETYRAT KRYESORE:
    Kryen testime laboratorike dhe në terren për materiale ndërtimi si: beton, asfalt, tokë, agregate, çimento, etj.
    Merr, identifikon dhe përgatit mostrën për testim sipas standardeve.
    Plotëson dokumentacionin teknik të analizave: raportet e provave, regjistrat dhe procesverbalet.
    Bashkëpunon me inxhinierët dhe supervizorët për marrjen e mostrave në kantier dhe ndjek testimet e kërkuara për projektin.
    Kontrollon dhe mirëmban pajisjet laboratorike dhe ndjek kalibrimin e tyre periodik.
    Monitoron dhe garanton përputhshmërinë e rezultateve me specifikimet teknike të projektit.
    Respekton rregullat e sigurisë dhe standardet e kontrollit të cilësisë në ambientet e punës.
    Raporton në kohë çdo devijim apo problem teknik tek Shefi i Laboratorit.
    KRITERET E KERKUARA:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Gjeoteknike, Inxhinieri Materialesh ose fusha të ngjashme.
    Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune si Specialist Laboratori.
    Aftësi në përdorimin e pajisjeve laboratorike (presë betoni, enë saktësie, pajisje testimi për asfalt, etj.).
    Aftësi për të koordinuar punën, projektet përkatëse dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë.
    Të jetë i paisur me Leje Drejtimi, klasi B.
    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X