Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune inxhinier ndertimi

    Tirane, ofroj vend pune inxhinier ndertimi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    RAFIN COMPANY" sh.p.k , kompani ne fushen e ndertimeve te ndryshme (www.rafincompany.com),
    kerkon te punesoje Inxhinier Ndertimi , me fokus të veçantë ne punen e zyres teknike.
    Kerkojme te punesojme individ te kualifikuar, me integritet te larte profesional dhe aftesi te mira bashkepunimi, per te kontribuar ne zhvillimin dhe ndjekjen e projekteve te ndertimit ne fazen e dokumentacionit dhe koordinimit teknik.
    Kriteret e kualifikimit
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Inxhinieri Ndertimi
    Të kete njohuri te avancuara te programeve teknike si: AutoCAD,MS Office si dhe programe te tjera inxhinierike
    Te kete njohuri shume te mire ne gjuhen angleze
    Te kete eksperience pune minimumi 3 vite ne pozicione te ngjashme
    Aftesi shume te mira ne leximin dhe interpretimin e projekteve
    Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve teknike
    I afte te punoje ne grup dhe i pavarur si dhe te ruaje etike te larte profesionale.
    Detyrat dhe pergjegjesite
    Hartimi dhe perditesimi i dokumentacionit teknik te projekteve
    Koordinimi i te gjithe procesit dokumentues nga faza e projektimit deri ne mbikqyrjen teknike
    Mbeshtetja e inxhiniereve te terrenit ne zbatimin teknik te projekteve
    Bashkepunimi me institucionet dhe palet e treta ne pergatitjen e dokumentave dhe relacioneve teknike
    Ndjekja e grafikeve te punimeve dhe pergatitja e raporteve mujore per ecurine punimeve ne bashkepunim me inxhinieret e terrenit
    Mbeshtetja e departamentit te prokurimeve me perllogaritje teknike dhe specifikime te materialeve
    Monitorimi i zbatueshmerise se projekteve ne aspektin dokmentar dhe teknik
    Ndjekja e aplikimeve per leje ndertimi apo dokumenta te tjera tekniko-ligjore prane institucioneve perkatese
    Arkivimi i te gjithe dokumentacionit teknik te projekteve.
    Te gjithe kandidatet e interesuar dhe qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te ftuar te aplikojne
    duke derguar CV-ne e detajuar ne shqip me foto bashkengjitur ne adresen e emailit: [email protected]
    cel: 0682044447
    Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X