Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Kostoist
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Inxhinier Kostoist
Departamenti: Kostove, Raportimit dhe garantimit të Cilësisë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave, si dhe çmimet për zërat përkatës dhe të punimeve shtesë. Ai raporton direkt tek Menaxheri i njesise se kostos dhe Menaxheri i Projektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Përgatitja e Situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nën-kontraktorëve.
Rakordim mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
Përpilimin dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
Kontrollin e preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
Ndjekjen e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me CM, PT, IK;
Raportimi i kostos së objekteve tek Projekt Menaxheri, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës;
Përgatitjen e preventivave të paketave tenderuese;
Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimore;
Kontroll te tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Menaxheri Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventiv;
Asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, cost raporteve dhe Cash Flow të punimeve;
Kontrolli mujor fizik i Inventarëve për materialet;
Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri.
Kualifikime të tjera:
Eksperiencë si inxhinier preventivues/kostoist mbi 3 vjet për ndërtime civile dhe industriale;
Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos se ndertimit në kompanitë e ndërtimit;
Iaftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
Të jetë i azhurnuar me çmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese ne grup;
Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;
Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecr....rce=CareerSite
Afati i dorëzimit: 25/08/2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply
WhatsApp
Rr. Tish Daija,
Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
[email protected]