Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Hidraulik

    Tirane, ofroj vend pune Hidraulik
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Hidraulik
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Brunes sh.p.k., një kompani lider prej 30 vitesh në fushën e mobilimit dhe tregtimit të pllakave dhe hidrosanitareve, në sajë të zgjerimit të aktivitetit te saj, kërkon te punesoj kandidate potencial për pozicionin Hidraulik!
    Përshkrim i Pozicionit të Punës Tekniku Hidraulik në sektorin Teknik në Showroom është përgjegjes për kryerjen e instalimeve, mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemit hidraulik të showromme-ve në tërësi si dhe njësive të veçanta njesi tregtare dhe zyrave.
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    Mirëmbajtja e sistemit të furnizimit me ujë sanitar.
    Mirëmbajta e sistemit të furnizimit me ujë nga puset.
    Mirëmbajtja e sistemit të impiantit të trajtimit të ujit.
    Mirëmbajtja e sistemit hidrant.
    Mirëmbajtja e sistemit të paneleve diellore.
    Mirëmbajtja sistemit të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujra shiu.
    Mirëmbajtja e pajisjeve dhe aksesoreve hidrosanitare.
    Mirëmbajtja e sistemit të vaditjes.
    Mirëmbajtja e sistemit hidraulik të kondicionimit.
    Të kontrollojë nivelin e ujit në depozitat për përdorim të brëndshëm dhe depozitat e sistemit hydrant/sprinkler.
    Të kontrollojë gropën septike, ndarësin e papastertive, pusetat dhe sifonet e lavam
    Të kontrollojë dhomën e pompave për ndonjë anomali.
    Të kontrollojë filtrat e ujit në sistemin e pompave dhe të bëj pastrimin apo ndërrimin sipas nevojave.
    Ti përgjigjet thirrjeve për difekte dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm, si dhe ti raportojë eprorit nëse është e nevojshme.
    Kryerja e detyrave te tjera sipas nevojave te qendres apo njesive te vecanta te cilat ngarkohen inxhinieri perkates
    Kërkesat e pozicionit të punës:
    Preferohet Shkollë Teknike Profesionale ose Kurs kualifikimi në profil
    Experience 4-5 vjet në të njëjtin profil,
    Njohuri mbi Sistemet Hidraulike
    Njohuri mbi sistemet e Zjarrit
    Njohuri mbi sistemet Hidrant
    Njohuri mbi sistemet HVAC
    Kurs kualifikimi dhe çertifikate për punime hidraulike (përbën avantazh)
    Kandidatët e interesuar, mund të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në adresën e postës elektronike: [email protected]
    *Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
    Cel. : 0697070978
     
    Apply

    WhatsApp

    Brunes sh.p.k
    Autostrada "Tirane-Durres", Km 7 - Tirana, Albania
    [email protected] | www.brunes.al
    0697070978
Working...
X