Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Dispatcher

    Dispatcher
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 QTU | Kashar | Casa Italia



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Administrate | Nenpunes
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 91 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Titulli i pozicionit: Dispatcher
    Departamenti: Logjistikë / Transport
    Raporton te: Menaxheri i Transportit
    Vendi i punës: Tiranë.
    Përmbledhje e rolit: Dispatcher është përgjegjës për koordinimin e dërgesave, planifikimin e ruterave dhe komunikimin me shoferët, për të siguruar që mallrat të shpërndahen në mënyrë efikase dhe në kohë.
    Detyrat kryesore:
    - Planifikon dhe shpërndan porositë ditore për dërgim.
    - Ndërton ruterat më efikase për automjetet e transportit.
    - Monitoron lëvizjen e mjeteve dhe siguron që dërgesat të kryhen në kohë.
    - Koordinon me shoferët gjatë gjithë ditës dhe u jep udhëzime të qarta.
    - Menaxhon situatat urgjente, vonesat ose problemet gjatë rrugës.
    - Regjistron dhe përditëson të dhënat e dërgesave në sistem.
    - Siguron që dokumentacioni i transportit të jetë i saktë dhe i plotë.
    - Bashkëpunon me magazinën dhe klientët për koordinimin e dërgesave.
    Kualifikime dhe aftësi:
    - Diplomë e mesme (preferohet e lartë në logjistikë ose menaxhim transporti).
    - Eksperiencë në pozicione të ngjashme është avantazh.
    - Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
    - Komunikim i qartë dhe efikas me shoferë dhe staf.
    - Njohuri bazë në përdorimin e softuerëve logjistikë dhe hartave.
    - Aftësi për të punuar nën presion dhe në kushte dinamike.
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X