Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Shitëse në Pet Shop- Veteriner/e - Groomer

    Tirane, ofrohet vend pune Shitëse në Pet Shop- Veteriner/e - Groomer
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    3 Fresku | Linze



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Punetor/e | NdihmesaShites/e | Kasier/eVeterinari
    Gjuha
    anglisht
    Aristopets_Idyll Klinika dhe Pet Shop në zonën e freskut pranë Rrugës Muhamet Deliu kërkon të punësojë:
    1. Shitëse orar Full Time
    -Orari 08:00-15:00
    Vajzat e interesuara duhet të kenë:
    -eksperience në shitje,
    -të kenë aftësi të mira komunikimi.
    -të jenë pozitive,
    -të jenë të sjellshme
    -të pëlqejnë kafshët.
    Pagë e kënaqshme dhe bonus mbi shitjet.
    2. Mejk -Veteriner me kohë të plotë
    Detyrat dhe përgjegjësitë e mjekut veteriner do të jenë:
    Të punojë së bashku dhe nëndrejtimin e shefit të klinikës;
    Të kryejë vizitat e pacientëve, kontrollin dhe ndjekjen e trajtimit mjekësor inspektimin e pastrimit dhe higjenës së pacientëve dhe të Kompleksit Veterinar;
    Të pranojë dhe trajtojë klientë
    Të jetë Pozitiv, i hapur për të mësuar dhe për të investuar në karrieren profesionale!
    Arsimi, Kualifikimet dhe aftësitë e mjekut veteriner :
    Arsim i lartë, i diplomuar në degën e mjekësisë veterinare;
    Të ketë experience pune në fushën e veterinaries klinike ose të ketë punuar si prakticien për kafshët e shoqërimit, minimumi 2vite;
    Të zotërojë shumë mire gjuhën angleze në të folur dhe të ketë komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë;
    Të jetë i prezantueshëm dhe të jetë komunikues me njerëzit;
    3. Pet Groomer
    Detyrat dhe përgjegjësitë e Pet Groomer:
    Të kryejë proçedurat standarde të pastrimit, duke përfshirë larjen, tharjen, shkurtimin, prerjen e thonjve, pastrimin e veshëve dhe stilimin;
    Të angazhohet në mënyrë profesionale edhe me pronarët e kafshëve shtëpiake si dhe veterinerin e klinikës, për të diskutuar nevojat e kujdesit, preferencat dhe çdo shqetësim shëndetësor që vërehet gjatë pastrimit.;
    Të mbaj ambjentin dhe pajisjet e grooming të pastra, të organizuara dhe të dezifektuara.;
    Të monitorojë furnizimet e produkteve të kujdesit si dhe të menaxhojë dhe organizojë oraret duke siguruar orë minimale pritje për klientët dhe kafshët shtëpiake!
    Arsimi, Kualifikimet dhe aftësitë e Pet Groomer :
    Minimumi 1-2 vjet përvojë si Pet Groomer; përfundimi i një programi të çertifikuar për Pet Groomer;
    Njohje të rracave dhe teknikave të kujdesit ndaj kafshëve;
    Të jetë i duruar dhe i qetë me kafshët shtëpiake dhe të dijë të përdori me kujdes mjetet e kujdesit;
    Të jetë i komunikueshëm me klientët dhe kolegët;
    Të interesuarit të kontaktojnë:
    0689044437
    Cel. : 00355689044437
     
    WhatsApp
Working...
X