Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt Senior_Njohes i Gjuhës Greke

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    5 Selite / Kodra e Diellit


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Arkitekture


    Gjuhe
    greqisht


    Eksperienca
    vetem me eksperience




    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
    Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Arkitekt Senior " .

    Përshkrimi i Pozicionit:
    Arkitekti është i përfshirë në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit, që në projekt-ide e deri në projekt-zbatim. Ky rol përfshihet në analizimin e kërkesave të klientit, të rregulloreve dhe zhvillimin e dizajnit.



    Detyrat



    Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitekturës dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndërtimit.
    Te njohë shumë mirë ligjet-rregulloret në fuqi ,si per sa I përket projekt - zbatimit ashtu dhe në përgatitjen e dokumentacioni Teknik.
    Të ketë njohuri shumë të mira mbi normativat e projektimit për kategori të ndryshme si: banim, komplekse të ndryshme me objekte rezidenciale dhe hoteleri, shëndetësi, arsim, industri.
    Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kërkuar, inspekton kantierin e ndërtimit.
    Siguron se çdo koncept, skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar.
    Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit.
    Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
    Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet dhe miraton materialet që duhen përdorur.
    Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt.
    Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim.
    Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë duke ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt.

    Kualifikimet



    Të zotërojë shumë mirë gjuhën greke.
    Diplomë Universitare në Arkitekturë ose studime të tjera të lidhura me pozicionin.
    Minimumi 5 vite përvojë relevante pune.
    Aftësi të larta krijuese dhe inovatore.
    Ndjenjë artistike të lartë dhe vëmëndje ndaj detajeve.
    Të menduarit krijues dhe i orientuar drejt punës në grup.
    Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat dhe për të identifikuar mundësi përmirësimi.
    Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët.
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale.
    Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office.
    Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike profesionale si Autocad etj.
    Aftësi të larta profesionale në modelim 2 -3 dimensional.

    Shënime


    Mënyra e Aplikimit:

    Dërgoni cv-në tuaj në adresën zyrtare të emailit duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni.
    Dërgoni një portofol punimesh me prezantimin e projekteve tuaja.
    Dërgoni një letër motivimi.

    Email: [email protected]
    Kontakt: 068 40 52 085


    “AGIKONS” Sh.p.k
    Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tiranë, Albania.
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Tel: +355 (0) 068 40 52 085
    E-mail: [email protected]
    We build your future on high ground. work with us 5 000 HOMES 100 km ROADS x 10's PARKS 1 500 000 m2 OF




    Cel. : 068 40 52 085

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X