Tirane, ofroj vend pune Quality Assurance Officer
Tirane
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Quality Assurance Officer për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.
Përshkrimi i punës:Quality Assurance Officer në Kastrati Group do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të cilësisë në të gjitha departamentet dhe njësitë operacionale brenda Grupit. Kjo pozitë përfshin monitorimin e proceseve të brendshme, si dhe vlerësimin e përvojës së klientëve përmes vizitave misterioze dhe analizës së pajtueshmërisë dhe kënaqësisë së klientëve.
Detyrat Kryesore:
1. Menaxhimi i sistemit të cilësisë:
Zbatimi dhe mirëmbajtja e politikave të cilësisë në përputhje me standardet e industrisë dhe rregulloret vendore/ndërkombëtare.
Hartimi i procedurave të kontrollit të cilësisë për të vlerësuar efektivitetin e proceseve operacionale.
Kryerja e inspektimeve në terren për të monitoruar gjendjen e shërbimeve dhe për të identifikuar rreziqet apo fushat që kërkojnë përmirësim.
Përgatitja e raporteve periodike mbi rezultatet e performancës në lidhje me cilësinë dhe shërbimin ndaj klientit.
2. Vlerësimi i klientëve dhe mystery shopping:
Koordinimi i vizitave misterioze për të vlerësuar cilësinë e shërbimit, respektimin e protokolleve dhe përvojën e klientit.
Përgatitja e raporteve të detajuara me gjetjet dhe rekomandimet për përmirësim.
3. Përputhja me standardet e shërbimit dhe përmirësimi i përvojës së klientit:
Monitorimi i ankesave dhe komenteve të klientëve, identifikimi i trendeve dhe propozimi i veprimeve korrigjuese.
Analiza e të dhënave nga sondazhet e kënaqësisë së klientëve dhe bashkëpunimi me departamentet përkatëse për zgjidhjen e çështjeve.
Promovimi i një kulture të cilësisë në të gjitha nivelet organizative.
4. Bashkëveprimi efektiv mes departamenteve:
Bashkëpunim i ngushtë me departamentet e Operacioneve, Shitjeve, Marketingut dhe IT-së për të siguruar qëndrueshmërinë e standardeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve.
Kualifikimet e kërkuara:
Diplomë universitare në Menaxhim, Ekonomi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë: Minimumi 5 vite në menaxhimin e cilësisë (QA/QC).
Njohuri mbi:
ISO 9001 ose standarde të tjera të cilësisë.
Mjete për analizë të të dhënave (Excel, Power BI, SPSS) dhe sisteme menaxhimi (ERP).
Teknikat e vizitave misterioze dhe metodat e matjes së kënaqësisë së klientëve.
Aftësi: Komunikim efektiv, mendim kritik dhe zgjidhje problemesh.
Kualifikime shtesë:
Certifikim në auditimin e cilësisë ose menaxhimin e rrezikut.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Patentë shoferi, Kategoria B.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
Apply