Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Prokurimesh

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Prokurimesh
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Administrate | NenpunesEkonomist-Financier/eInxhinieriMenaxhim Biznesi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
    Menaxheri i Prokurimeve mbulon blerjen e materialeve per projektet e reja, materialet e nevojshme per proceset e punes dhe asetet që nevojiten për aktivitetin e biznesit.
    Përgjegjësitë:
    Përzgjedh furnitorët e përshtatshëm për realizimin e blerjeve në përputhje me nevojat e kompanisë;
    Përgatit analiza krahasuese dhe dokumentacionin përkatës të ofertave të marra;
    Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët aktualë për të siguruar bashkëpunim afatgjatë dhe efikas;
    Negocion çmimet, afatet, termat dhe kushtet me furnitorët, duke synuar kushte sa më të favorshme për kompaninë;
    Monitoron procesin e dorëzimit të mallrave dhe ndërhyn në rast të vonesave apo problemeve në furnizim.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Inxhinieri, Ekonomi, ose fusha të ngjashme;
    Minimumi 3 vite eksperiencë pune në fushën e prokurimeve;
    Aftësi shumë të mira në organizim, komunikim dhe negociata;
    Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office, programe ERP etj.);
    Të ketë leje drejtimi aktive (patentë).
    Ne ofrojmë:
    Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
    Mundësi për zhvillim profesional;
    Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Billa & Co Shpk
    +355 68 907 2007
    [email protected] | www.billa.al
    Autostrada Tirane-Durres, Km.7
Working...
X