Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialisti i Burimeve Njerëzore

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    11 Vore


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Burime njerezore - HR


    Gjuhe
    anglisht


    Eksperienca
    vetem me eksperience




    Alkos Group Albania për shkak të zgerimit të aktivitetit dhe në kuadër të zhvillimit shpall vakant pozicionin: Specialisti i Burimeve Njerëzore​
    Departmenti: Burime Njerëzore
    Vendndodhja: Zyrat Qendrore
    Kohëzgjatja javore: E Hënë – E Premte
    Përshkrimi​Specialisti i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për administrimin e funksioneve e dokumentacionit të Burimeve Njerëzore, zbatimin e procedurave të punësimit, trajnimit dhe matjes së performancës së stafit.
    Ushtrimi i detyrës përfshin përpunimin e postimeve të punës, informimin, intervistimin, mbajtjen e të dhënave, referencat e kontrollit, përzgjedhjen e kandidatëve dhe monitorimin e provës, si dhe administrimin e përfitimeve të punonjësve, ndryshimet dhe ndërprerjen, ruajtjen e të dhënave të përfitimeve etj.

    Detyrat​
    Zhvillimin dhe zbatimin e politikave të kompanisë në lidhje me manaxhimin e burimeve njerëzore;
    Vlerësimin e nevojave për personel dhe kryerja e procedurave për njoftimin, përzgjedhjen punësimin dhe qarkullimin e personelit;
    Administrimin e bazës së të dhënave të personelit të kompanisë;
    Sigurimin e kushteve të punës dhe marrëdhënieve kontraktuale të personelit;
    Shqyrton përshkrimet e punës dhe kualifikimet për të përcaktuar kërkesat e aplikuesit dhe përdor një shumëllojshmëri mjetesh, si mediat, faqet e internetit dhe agjencitë e punësimit për të gjetur kandidatë të kualifikuar;
    Interviston aplikantët, verifikon referencat dhe krahason kriteret e punës me kualifikimet e aplikantit;
    Asiston menaxherët për intervistimin e aplikantit;
    Përpunon dokumentacionin e të punësuarve të rinj në përputhje me kërkesat ligjore (deklarimi i punonjësve të rinj, kontratat e punës etj.);
    Përpunon dokumentacionin e përfundimit të marrëdhënieve të punës së punonjësve, edhe kjo me deklarimet përkatëse;
    Lidhur me marrëdhëniet e punës, njeh dhe interpreton ligjet e lidhura me to, si dhe i administron ato në përputhje me rrethanat;
    Administron dhe rinovon kontratat e punësimit duke pasqyruar ndryshimet ligjore, ndryshimet në pozicionin e punës së punonjësit ndryshimet në skemat e shpërblimit etj;
    Shpjegon kulturën dhe proceset e punësimit të kompanisë për stafin drejtues;
    Vlerëson nevojat për trajnim të stafeve dhe planifikon kualifikimet dhe trajnimet përkatëse për punonjësit e kompanisë;
    Përgatit raporte në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore;
    Propozon ripozicionimin e personelit në rolet më të përshtatshme;
    Lehtësimin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës me personelin kur është e nevojshme;
    Kualifikimet​Arsimi: Diplomë universitare, mundësisht në Menaxhim Biznes ose Juridik ose një fushë që lidhet me Burimet Njerëzore;
    Eksperienca pune: Së paku 2-3 vite përvojë pune lidhur me praktikat e zhvillimit dhe menaxhimit të BNj, preferohet në kompani të ngjashme tregtare;

    Kualifikime shtesë:

    Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze (MUST);
    Njohuri shumë të mira (zotëruese) të MS Office, Outlook, etj;
    Trajnime mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe menaxhimin e performancës përbëjnë avantazh;
    Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të Burimeve Njerëzore;
    Aftësi ndërpersonale, komunikim, profesional verbal dhe të shkruar;
    Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;
    Njohja e parimeve dhe procedurave për rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin, kompensimin dhe përfitimet e personelit, marrëdhëniet e punës dhe negocimin dhe sistemet e informacionit të personelit;
    Leje drejtimi;

    Shënime​Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

    Kushtet e punës:
    Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritën personale dhe vlerësimin e performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi karriere në një grup kompanish në rritje dinamike.

    Procedura e aplikimit:
    Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre, CV, Referenca dhe Letër Motivimi në adresën [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

    *Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

    Cel. : +355697053354

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X