Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Magazinier

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    11 QTU / Kashar / Casa Italia


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Magazinier/e


    Gjuhe
    anglisht


    Eksperienca
    vetem me eksperience




    Tirane, ofroj vend pune Magazinier

    Firma Apollo Distribution sh.p.k, eshte Distributor zyrtar i Albanian Development & Distribution, Capital Resources SHPK (KRACO), Birra Tirana dhe ka si objekt kryesor shitblerjen me shumice dhe pakice te pijeve alkolike dhe joalkolike, cajra, kakao, sheqer,etj.

    Apollo Distribution shpk, kerkon te zgjeroje personelin ne pozionin e punes : Magazinier.

    Adresa e Punes eshte: Rruga Kasem Shima, Koder Mezes, Kashar, Tirane (500 metra prane mbi Top Channel)

    Detyrat



    Te kujdeset per mirembajtjen e magazines dhe administrimin e produkteve
    Te kontrolloje fizikisht sasine dhe cilesine e te gjithave produkteve qe hyjne dhe dalin nga magazina;
    Te beje sistematikisht inventaret per te gjithe sektoret e magazines;
    Te kujdeset per te gjitha te mirat materiale te vendosura ne hapesiren qe ka nen pergjegjesi.
    Te beje ne baze te flete-hyrjeve, flete-daljeve, ngarkimet dhe shkarkimet ne programin e magazines;
    Te jete i afte qe ne çdo moment te nxjerre dhe te perpunoje ne aspektin kohor, gjendjen e magazines;
    Te jete ne gjendje te vleresoje kostot e hyrjeve ne magazine;
    Te ruaje dokumentacionin e menaxhimit te Magazines;
    Te njohe dhe te sistemoje produktet ne magazine;
    Te raportoje tek zyra e Finances per punen e kryer;
    Te jete i komunikueshem dhe pergjegjes per zbatimin e detyrave te ngarkura;
    Menaxhon fluksin e punes ne magazine;
    Organizon kontrollin e furnizimeve;
    Te magazinoje ne menyre te vecante te gjitha produktet qe jane jashte standartit ose te demtuara gjate transportit te klienti ose qe vijne te demtuara nga furnizuesi kryesor.
    Te jete I afte te kontrolloje gjendjen e mbistokut ne magazine dhe te raporotoje prane zyres perkatese.


    Kualifikimet



    Te kete mbaruar arsimin e larte, preferohet dega Ekonomik;
    Te kete eksperience pune ne kete pozicion minimumi 2 vite;
    Te kete aftesi ne hedhjen e te dhenave;
    Te kete njohuri rreth paketes Microsoft Office;
    Te kete aftesi te mira ne komunikim dhe menaxhimi ne pune;
    Te jete fleksibel;
    Te jete korrekt;
    Te kete aftesi menaxhuese dhe te punes ne grup.


    Kandidati mund te dergoje CV ne adresen e emailt: [email protected]

    Cel. : 0689044056

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X