Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Specialist i Marketingut Dixhital

    Tirane, kerkohet Specialist i Marketingut Dixhital
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Të ndërtojë marrëdhënie me të gjitha palët e përfshira në një fushatë reklamuese.
    Të krijojë, menaxhojë dhe optimizojë fushatat e marketingut në platformat dixhitale (Google Ads, Meta Ads, etj.) në bashkëpunim me agjencinë e jashtme dixhitale të bankës.
    Te menaxhojë përmbajtjen në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të bankës.
    Të krijojë plane javore për përmbajtjen në rrjetet sociale.
    Të monitorojë dhe analizojë performancën e fushatave përmes mjeteve analitike (Google Analytics, Meta Business Suite, etj.) në bashkëpunim me agjencinë e jashtme dixhitale të bankës.
    Të hartojë raportet periodike mbi ecurinë e fushatave dhe të propozojë optimizim të fushatave.
    Të kërkojë dhe identifikojë trende të reja në marketingun dixhital.
    Të bashkëpunojë me ekipin kreativ dhe agjenci të jashtme për krijimin e përmbajtjes.
    Të prodhojë video tutorial për produktet dixhitale të bankës dhe reels për disa nga aktivitet e stafit.

    Detyra dhe Përgjegjësi të tjera:
    Të bashkëpunojë me ekipin e organizimit të aktiviteteve të bankës.
    Të bashkëpunojë me agjencinë e monitorimit të media planeve dhe koordinim me agjencinë e blerjes së airtime.
    Të asistojë në përgatitjen e dokumentacionit të bashkëpunimeve me palë të treta.
    Të përgatisë materialet promovuese dhe infromuese të marketingut në degë apo panaire.
    Të bashkëpunojë me departamente të tjera për zbatimin e projekteve ndërfunksionale të marketingut.
    Të bashkëpunojë me palë të treta pjesë e proceseve të njësisë Marketing.
    Të sigurojë arkivimin e çdo pune sipas përgjegjësisë, që mbahet në kuadër të departamentit (kopje soft dhe hard).
    Të menaxhojë pagesat në kohë të shpenzimeve dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës për kanalet dixhitale.
    Të përfshihet në detyra të tjera sipas kërkesave të departamentit.
    Kualifikimet dhe Kërkesat:
    Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Ekonomi apo Informatike Ekonomike.
    Të paktën 2 vite përvojë pune në marketing dixhital
    Njohuri shumë të mira të Google Ads, Facebook/Instagram Ads dhe mjeteve të tjera të reklamimit online
    Njohuri në përdorimin e mjeteve si Canva, Adobe Premiere, After Effects, CapCut ose mjete të ngjashme
    Eksperiencë me SEO/SEM
    Aftësi analitike të mira dhe përvojë me Google Analytics ose mjete të ngjashme
    Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë)
    Patentë klasi B

    Kandidatet e interesuar te aplikojne deri me 15.07.2025 nepermjet link: https://careers.bkt.com.al/job/Tiran...tal/824150102/
    Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
     
    Banka Kombëtare Tregtare,
    Bul."ZhanD'Ark" - Tiranë
    Tel. 281-554 | Fax.250956
    website: www.bkt.com.al
    Instagram: bkt_banka kombetare
    Facebook: Banka Kombetare Tregtare
Working...
X