Shteti
Shqiperi
Qyteti
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
me orar te plote
Fusha/Profili i punes
Hoteleri
Gjuhe
anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Asset Management, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Specialist/e Rezervimesh
Departamenti: Shitje dhe Marketing
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Specialisti/a e Rezervimeve i përgjigjet kërkesave për rezervime nga klientët, agjensitë e udhëtimit, kompanitë private, TO dhe rrjetet e referimit të bëra përmes platformave të ndryshme të komunikimit. Ai/Ajo sigurohet që linjat e komunikimit të rezervimit të ndiqen në çdo kohë për të përmbushur nevojat e përditshme të biznesit dhe është përgjegjës/e për krijimin, përditësimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave të rezervimeve në përputhje me konfirmimet e rezervimeve të klientëve. Specialisti/a e Rezervimeve duhet të komunikojë me stafin e departamenteve të tjera për të siguruar që të gjitha kërkesat e klientëve të plotësohen në mënyrë të përsosur.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Menaxhimi i linjave të komunikimit të rezervimit (telefon, e-mail, etj.), duke iu përgjigjur çdo pyetjeje dhe kërkese, e përcjellë informacion të plotë në lidhje me njësitë e programit renting, shërbimet, objektet, tarifat dhe eventet në Green Coast;
• Të suportojë klientët në kryerjen e rezervimeve e ndryshimeve, dhe informojë mbi konfirmimet e detaje shtesë, duke siguruar një shërbim profesional dhe miqësor;
• Këshillimi i klientëve dhe promovimi i ofertave të vazhdueshme apo shërbimeve të disponueshme që mund të përmirësojnë përvojën e tyre;
• Regjistrimi me saktësi i informacionit mbi klientin dhe tarifimi i rezervimit ose shërbimeve;
• Të mbajë një databazë të qartë dhe të rregullt në lidhje me pagesat e cdo rezervimi, dhe së bashku me departamentin e financës të sigurohet që këto të fundit të jenë kryer sipas dakordësisë;
• Të përpunojë pagesat dhe dërgojë detajet e konfirmimit tek klientët;
• Të plotësojë informacionin e nevojshëm në përputhje me procedurat e FO në lidhje me cdo rezervim që regjistron në sistemet përkatëse;
• Të zgjidh çdo problem që mund të lindë me rezervimet dhe shërbimet;
• Të sigurohet për përditësimin e të gjithë rezervimeve të regjistruara në PMS;
• Të ndihmojë në planifikimin e itinerareve të udhëtimit duke sugjeruar atraksione turistike lokale dhe vende me interes;
• Të kryejë sondazhe nëpërmjet telefonit ose platformave online;
• Të kryejë raportime ose prezantime të ndryshme lidhur me punën;
• Chat support nëpërmjet platformave elektronike;
• Zhvillimi i kërkimeve periodike dhe sipas kërkesave (ad hoc);
• Zhvillim i detyrave Ad Hoc sipas kërkesave.
Kualifikimet e Kërkuara:
• Diplomë në degën Hoteleri Turizëm ose degë të ngjashme;
• Përvojë pune në fushën e turizmit dhe shërbimeve të klientëve;
• Zotëron shumë mirë gjuhën angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh).
Kompetencat Kryesore:
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar;
• Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës;
• Aftësi të shkëlqyera të të punuarit nën presion dhe të zgjidhjes së problemeve;
• Njohja e sistemeve të rezervimit përbën avantazh.
Kushtet e Punës:
Balfin Asset Management është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.
Afati i dorëzimit: 09/02/2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Last edited by a moderator: 10 minutes ago