Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Përfaqësues Shitjesh | Tiranë

    Përfaqësues Shitjesh | Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Roli: Përfaqësues Shitjesh
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e rolit: Progeen kërkon një Përfaqësues Shitjesh të talentuar dhe të motivuar për të menaxhuar dhe ndjekur procesin e shitjes së apartamenteve dhe pasurive të tjera të paluajtshme. Roli përfshin angazhimin aktiv në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët, analizimin e tregut dhe garantimin e përmbushjes së objektivave të kompanisë.
    Përgjegjësitë:
    Administrimi dhe negocimi i kontratave të shitjes, përfshirë detajet, afatet dhe mundësitë e rinovimit;
    Monitorimi i planeve të shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë;
    Analiza e tregut, konkurrencës, çmimeve dhe kontratave të realizuara;
    Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët aktualë dhe potencialë;
    Zgjidhja e kërkesave dhe ankesave të klientëve;
    Menaxhimi i proceseve post-shitjes, duke bashkëpunuar me departamentet teknike dhe financiare;
    Komunikimi dhe koordinimi i drejtpërdrejtë me Departamentin e Financës për ndjekjen e kontratave deri në përfundimin e procedurave të shitjes dhe dorëzimin e pronës;
    Informimi i klientëve për shërbimet dhe ofertat e kompanisë;
    Hartimi i strategjive për të tërhequr klientë të rinj dhe zgjerimi i rrjetit të kontakteve;
    Rifreskimi dhe mirëmbajtja e databazës së klientëve.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, administrimit të biznesit ose një disiplinë të ngjashme;
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
    Aftësi analitike dhe të menduarit strategjik;
    Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik;
    Profesionalizëm, besueshmëri dhe etikë të lartë pune;
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe CRM.
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 23/07/2025.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X