Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Telemarketing Specialist B2B

    Telemarketing Specialist B2B
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana



    Tipi
    part time mbasdite
    Fusha | Profili i punes
    Marketing
    Gjuha
    anglishtitalisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Jemi një kompani dinamike që merret me kërkimin dhe përzgjedhjen e personelit për llogari të bizneseve italiane dhe amerikane. Në zgjerim të ekipit tonë të kontaktit me klientët, jemi në kërkim të një Specialisti/eje me përvojë në telemarketing, i/e cili/a dëshiron të rritet profesionalisht në një ambient serioz dhe të organizuar.
    ​ Çfarë do të bësh në këtë rol?
    Do të kontaktosh biznese të ndryshme italiane dhe amerikane për t’i prezantuar shërbimin tonë të specializuar në kërkim dhe përzgjedhje personeli.
    Do të punosh mbi databaza të gatshme dhe procedura të qarta për të identifikuar dhe kontaktuar klientë potencialë.
    Fillimisht do të kesh për qëllim krijimin e interesit dhe në një fazë të dytë, pas trajnimit të plotë, do të kesh mundësinë të caktohesh takime direkte për ekipin komercial.
    ​ Kualifikimet që kërkojmë:
    Eksperiencë disa-vjeçare në telemarketing ose teleselling të shërbimeve për biznese (jo për individë).
    Zotërim shumë i mirë i gjuhës italiane dhe angleze (në të folur dhe të shkruar).
    Njohuri të mira të Excel dhe aftësi për të ndjekur statistika dhe objektiva.
    Mentalitet të orientuar drejt rezultateve dhe punës me qëllime të matshme.
    ​ Orari i punës:
    14:00 – 17:00 për tregun italian
    17:00 – 20:00 për tregun amerikan

    Çfarë të ofrojmë?
    Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
    Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
    Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
    Drekë falas në restorantet tona partnere.
    Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.
    Ambient pune i strukturuar dhe me potencial për zhvillim
    Bonuse dhe shpërblime në bazë të rezultateve të arritura pas fazës së trajnimit

    Cel. : 355682002999
     
    WhatsApp
Working...
X