Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Shitjeje

    Menaxher Shitjeje
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    MarketingMarketing Social Media | ADS | SEOMenaxhim Biznesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Mundësi punësimi - Menaxher Shitjeje
    VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë.
    Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën
    drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
    Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional,
    VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Menaxher Shitjeje.
    Përmbledhje e pozicionit:
    Menaxheri i Shitjeve do të jetë një anëtar kyç i ekipit tonë, përgjegjës për zhvillimin
    dhe zbatimin e strategjive të shitjes në të tre sektorët tanë të energjisë.
    Ky është një rol dinamik që kërkon një kombinim të aftësive të shitjes me një kuptim të mirë të koncepteve teknike.
    Kandidati i suksesshëm do të jetë proaktiv, i orientuar drejt rezultateve dhe i aftë të ndërtojë marrëdhënie të forta
    dhe afatgjata me klientët tanë, duke ofruar zgjidhjet më të përshtatshme për nevojat e tyre.
    Përgjegjësitë kryesore:
    -Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes për produktet tona në sektorët Solar, Charging dhe Electric.
    -Gjetja dhe komunikimi me klientë të rinj, si biznese ashtu edhe individë.
    -Menaxhimi i procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në nënshkrimin e kontratës.
    -Mbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues.
    -Bashkëpunimi me ekipin teknik për t’u siguruar që projektet realizohen sipas planit.
    -Këshillimi i klientëve për zgjidhjet më të përshtatshme teknike.
    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
    -Të paktën 2 vite përvojë në shitje; përvoja në sektorë teknikë është avantazh.
    -Diplomë universitare (Administrim, Marketing, Inxhinieri ose fusha të ngjashme).
    -Aftësi të mira për të kuptuar dhe shpjeguar koncepte teknike në mënyrë të thjeshtë.
    -Komunikim dhe aftësi negocimi të shkëlqyera.
    -Orientim të fortë drejt rezultateve dhe proaktivitet në punë.
    -Njohuri bazë të Microsoft Office; njohja e sistemeve CRM përbën plus.
    -Gjuha angleze dhe leja e drejtimit (Kategoria B) janë avantazhe.
    Ne ofrojmë:
    -Pagë konkurruese + bonuse mbi performancën.
    -Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Menaxher Shitjeje”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X