Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Brand Menaxher

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Menaxhim


    Gjuhe
    anglisht


    Eksperienca
    vetem me eksperience




    Brand Manaxher

    Përshkrimi
    BM GROUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e distribucionit në Shqipëri referuar zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
    "Brand Menaxher per birren La Trappe Tiranë"


    Detyrat dhe përgjegjësitë:


    Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
    Analizon dhe kontrollon punën ditore të agjenteve te shitjes per produktin e dedikuar;
    Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes;
    Jep kontributin në hartimin e manovrave/incentivave që aktivizojnë shitjet duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme në terren;
    Menaxhon marrdhenien me klient potencial duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite;
    Siguron raporte të sakta tek eprori mbi: ecurinë periodike të praktikave të shitjes, përfshi dhe performancen individuale dhe të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore, kërkesa konsumatore te identifikueshme gjatë praktikave te shitjes;
    Menaxhon dhe zhvillon marrëdhenie të shëndosha të biznesit ekzistues me partnerët aktuale;
    Zhvillimi i marrëdhënieve me klient të rinj;

    Kualifikimet:


    Diplomë Universitare, preferohet në Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
    Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në të njejtën pozitë ose me te njejtin profil produkti .
    Një angazhim për shërbime të shkëlqyera ndaj klientit.
    Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
    Njohuri të mira në gjuhën angleze.
    Leje drejtimi kategoria B.
    Aftësitë e kërkuara
    · Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
    · Aftësi të shkëlqyera menaxhuese dhe negociuese
    · Aftësi të shkëlqyera organizative dhe kordinuese
    · Aftësi shumë të mira motivuese dhe planifikuese
    · Aftësi shumë të mira shitje dhe marketing.
    Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.

    Ofrojme;


    Kushte shumë të mira pune.
    Pagesa: Pagë bazë + Bonus.
    Pagë e 13-të.
    Makinë.
    ​Shënime
    Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën [email protected].

    *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale

     




    Apply
Working...
X