Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Inxhininier/Supervisor për Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin në punë(HSE) në nje projekt ndërkombëtar.

    Durres, ofroj vend pune Inxhininier/Supervisor për Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin në punë(HSE) në nje projekt ndërkombëtar.
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Safety Solutions Albania shpk, është në kërkim të një inxhinieri të kualifikuar për të mbuluar rolin e Inxhininier/Supervisor për Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin në punë(HSE) në nje projekt ndërkombëtar. Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë minimum 5 vite në fushën e HSE-së dhe të jetë diplomuar në në inxhinieri , gjithashtu të komunikoj ne gjuhë Angleze. Kanë përparsi kandidatët që kanë punuar në projekte me Supervizion të huaj.
    Vendndodhja: Durrës, Shqipëri
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Kujdeset që të gjitha aktivitetet në kantier të jenë në përputhje me ligjin dhe me planin e sigurisë së kompanisë;
    Mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe procedurave të brendshme të HSE-së dhe kujdeset që ato të përputhen me kuadrin ligjor shqiptar;
    Organizohen trajnime të rregullta për punonjësit dhe nënkontraktorët mbi masat e sigurisë në punë;
    Ndihmon stafin të kuptojë dhe zbatojë në praktikë standardet dhe rregullat e sigurisë gjatë punës së përditshme;
    Bën vizita të përditshme në terren për të kontrolluar zbatimin e masave mbrojtëse dhe për të identifikuar çdo rrezik të mundshëm në kohë;
    Merr masa parandaluese dhe korrigjuese për të shmangur rreziqet, duke u bazuar në dokumentet e vlerësimit të riskut dhe planin e sigurisë së projektit;
    Siguron që të gjithë punonjësit të jenë të informuar dhe të trajnuar për reagimin në raste emergjente, përfshirë evakuimin;
    Mban evidencë për të gjitha inspektimet, trajnimet, incidentet dhe aktivitetet e tjera që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë;
    Harton raporte javore mbi situatën e sigurisë në kantier dhe i ndan ato me drejtuesit e punimeve dhe përgjegjësin e sigurisë së përgjithshme;
    Komunikon rregullisht me drejtuesin e projektit për të adresuar çdo çështje që lidhet me sigurinë dhe për të propozuar përmirësime të mundshme;
    Merr pjesë në përgatitjen dhe përditësimin e procedurave të reagimit në rast aksidentesh apo ngjarjesh të paparashikuara, në bashkëpunim me ekipet teknike.
    Kualifikime të tjera:
    Eksperiencë: mbi 5 vite në kantier ndërtimi, nënstacione, linja ajrore, fusha fotovoltaike etj.
    Diplomë në Inxhinieri;
    Kualifikime ose Çertifikata trajnimi në fushën e SHSM-së, (Nebosh general Avantazh)
    Të ketë njohuri në përdorimin e paketës M - Office, Autocad;
    Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
    Të jetë t afte te menaxhojnë situate emergjencash;
    Të ketë aftësi komunikuese, organizative, dhe bashkëpunues
    Aftësi të mira komunikuese
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    Çfarë Ofrojmë:
    Pagesë konkuruese në treg
    Punë në një projekt me standard ndërkombëtar
    Ambient pune profesional dhe mbështetës,
    Trajnime te vazhdueshme
    Si të Aplikoni:
    Personat e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: [email protected]
    *Të gjitha të dhënat në aplikimet që do të bëhen do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    Safety Solutions Albania Sh.P.K
    Rr. Reshit Çollaku, P. Shallvare H.7, Ap.97, Tiranë, Albania
    E-mail: [email protected]
Working...
X