Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofroj vend pune Magazinier Projekti Fier

    Ofroj vend pune Magazinier Projekti Fier
    Fier

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Magazinier/e
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Mundësi punësimi - Magazinier Projekti Fier
    VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani pioniere në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
    Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë..
    Në kuadrin e rritjes së saj, kompania është në kërkim të një Magazinier Projekti ne Fier.
    Detyrat dhe Pergjegjësitë:
    Pranon dhe verifikon mallrat që vijnë në magazinë, duke kontrolluar sasinë dhe cilësinë sipas faturave te blerjes.
    Regjistron hyrjet dhe daljet e materialeve në sistemin e inventarit.
    Organizimi dhe ruajtja e materialeve në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.
    Përgatitja e materialeve për dorëzim në vendin e punimeve sipas kërkesave të ekipit teknik.
    Mbajtja e evidencës së saktë të inventarit dhe raportimi i mungesave ose dëmtimeve.
    Bashkëpunon ngushtë me ekipet e instalimit për të siguruar që materialet të jenë në kohë dhe në gjendje të mirë.
    Respekton rregullat e sigurisë në magazinë dhe përdor pajisjet ndihmëse në mënyrë të sigurt.
    Kryen kontrolle periodike të inventarit dhe raporton çdo mospërputhje.
    Kriteret dhe Kualifikimet:
    Eksperiencë si magazinier, preferohet në sektorin e energjisë ose ndërtimit.
    Diplomë e shkollës së larte (e preferuar); kualifikime shtesë për logjistikë apo menaxhim magazine janë avantazh.
    Njohuri në përdorimin e sistemeve të thjeshta kompjuterike ose softuerëve të inventarit.
    Aftësi për të përdorur mjete logjistike (transpaleta, forklift ).
    I kujdesshëm dhe me ndjenjë përgjegjësie të lartë.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzime.
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Magazinier Projekti Fier”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X