Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Përgjegjës/Koordinator i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE) | Durrës

    Përgjegjës/Koordinator i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE) | Durrës
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Ke pasion të punosh në fushën e sigurisë në punë dhe dëshirë për të bërë ndryshim? Ky është rasti. Progeen është në kërkim të një Specialisti HSE që do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta. Nëse ke përvojë në menaxhimin e rreziqeve, trajnimin e stafit dhe zbatimin e politikave HSE, kjo është mundësia jote për të ndikuar pozitivisht! Apliko tani dhe bëhu pjesë e grupit tonë!
    Pozicioni: Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)
    Vendndodhja: Durrës
    Përgjegjësitë:
    Zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat e shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
    Organizon dhe realizon instruktime periodike për punonjësit e shoqërisë dhe punonjësit e nënkontraktorëve;
    Organizon dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe ligjor që lidhet me sigurinë dhe shëndetin në punë;
    Trajnon punonjësit për njohjen, kuptimin dhe zbatimin e DVR-së në aktivitetet e tyre të përditshme;
    Kryen inspektime ditore në kantier për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe për verifikimin e përputhshmërisë me masat e sigurisë;
    Identifikon dhe eliminon rreziqet potenciale përmes veprimeve parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me DVR-në dhe planin e sigurisë;
    Informon dhe trajnon stafin mbi procedurat e evakuimit në raste emergjente, sipas planit të sigurisë;
    Mbledh dhe ruan regjistrat për inspektimet, trajnimet, aksidentet dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë;
    Përgatit raporte javore të detajuara mbi gjendjen e sigurisë në kantier.i cili I dorëzohet drejtuesit/inxhinierëve të kantiereve si dhe menaxherit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
    Siguron një linjë të rregullt komunikimi me drejtorin e kantierit për çështje që lidhen me zbatimin e masave të sigurisë dhe përmirësimet e nevojshme si dhe me menaxherin e sigurisë dhe shëndetit në punë;
    Harton, përditëson dhe zbaton procedurat e reagimit në rast situatash të paparashikuara apo aksidentesh, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse;
    Verifikon që i gjithë stafi të ketë marrë në dorëzim pajisjet mbrojtëse individuale (PMI) dhe siguron plotësimin dhe arkivimin e procesverbaleve përkatëse të marrjes në dorëzim.
    Kualifikimet:
    Diplomë në Inxhinieri;
    Eksperiencë pune 2-3 vjet;
    Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;
    Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
    Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
    Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
    Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;
    Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.
    Mënyra e aplikimit
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit brenda datës 10.07.2025.
    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X