Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Punonjëse Shërbimi TEG

    Punonjëse Shërbimi TEG
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Punetor/e | Ndihmesa
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Përshkrimi
    Tirana East Gate (TEG) është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri, hapja madhështore e së cilës daton në vitin 2011. Tani me 160 dyqane dhe 2000 vende parkimi, TEG është një destinacion tërheqës për klientët nga Tirana, Elbasani dhe Kosova e me gjerë. TEG pjesë e BALFIN Group, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Titulli i Pozicionit: Punonjëse Shërbimi TEG
    Departamenti: Operacional
    Raporton te: Menaxher/e i/e Qendrës Tregtare TEG
    Detyrat:
    Mbikëqyr zonën e traut në hyrje dhe dalje të tij.
    Siguron mbarëvajtje të trafikut në zonën e traut dhe zona të tjera sipas koordinimit nga përgjegjesi i parkimit.
    Ndihmon klientët të cilët shfaqin vështirësi në daljen nga parkimi, si dhe informon klientët për incentivat e parkimit.
    Konfiguron biletat e parkimit në dalje.
    Verifikon faturat tatimore të blerjeve në varësi të incentivave të miratuara.
    Shtypja e kasës fiskale për çdo biletë/pagesë dhe realizimi i mbylljes së raportimit ditor fiscal.
    Administrimi i cashit të turnit, deri në mbylljen në kasafortë ose/dhe koordinim me departamentin e Financës.
    Orienton klientët mbi ashensorët dhe daljet e emergjencës.
    Në raste emergjence ndërhyn sipas instruksioneve të komunikuara nga përgjegjësi i parkimit dhe departamentit te sigurise.
    Konstaton dhe raporton mbi higjenën në koordinim me stafin e pastrimit.
    Përshëndet klientët pas kryerjes së transaksionit.
    Informon klientet mbi menyren se si funksionon parkimi, cmimet dhe ofertat qe mund te aplikohen sipas rastit.
    Ndezje/fikje dhe mirembajtje e pajisjeve të brendshme të kabinës.
    Raportimi i çdo problematike tek eprori direkt.
    Kualifikimet:
    Edukimi: Diplomë e shkollës se mesme, e detyrueshme.
    Kualifikime: Jo të aplikueshme
    Përvoja e Punës: Eksperiencë pune e mëparshme në sektorin e shërbimeve dhe/ose shërbimit të klientit.
    Aftësi dhe Zotësi:
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
    Aftësi të lartë vetëkontrolli, maturie dhe të punës nën presion.
    Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera përben avantazh.
    Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.
    Mënyra e aplikimit*:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 13/06/2025 në këtë adresë: [email protected] duke specifikuar në subjekt:
    “ Punonjës Shërbimi TEG” ose të kontaktoni direkt në numrin e telefonit: +355674925087.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Qëndra Tregtare TEG,
    km 4, Tiranë, Farkë, Lundër, Tiranë
    [email protected] | www.acrem.al
Working...
X