Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Magazinier

    Durres, ofroj vend pune Magazinier
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Magazinier/e
    Gjuha
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Brunes sh.p.k., një kompani lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave, në sajë të zgjerimit të aktivitetit, kërkon kandidatë për pozicionin Magazinier, ne piken e saj ne Brunes Durres!
    Detyrat:
    • Eshte pergjegjës per ruajtjen dhe sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
    • Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinën përkatëse si dhe komunikon me operatoren e Finances në magazinë për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.
    • Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasite fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqerues.
    • Mban dhe organizon ndarjen e produkteve sipas datave të skadencës si dhe informon Drejtorin e Logjistikes për çdo sasi malli për të cilin po afron data e skadencës. Ky kontroll duhet te bëhet periodik sipas mënyrës që ai organizon punën në magazinë.
    • Siguron ndarjen e saktë të detyrave për punonjësit e magazinës për sistemimin e mallrave përgatitjen e porosive dhe administrimin e paketimeve dhe materialeve promocionale.
    • Mban një listë me gjitha barkodet e produkteve dhe njofton operatoren e financës sa herë ka ndryshime të barkodeve gjatë furnizimeve.
    • Monitoron në bazë ditore stokun e magazinës dhe vazhdimisht krahason gjëndjen fizike me sasitë në sistem duke kryer inventarizime fizike te produkteve.
    Kualifikimet:
    • Te kete mbaruar arsimin e larte (Preferohen deget e Ekonomise)
    • Duhet minimalisht 2 (dy) vjet eksperiencë si magazinier.
    • Të jetë korrekt në respektimin e orareve.
    • Të kete cilësi të mira të drejtimit të grupit dhe punës në grup.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-ne me email në adresën: [email protected] ose te telefonojne ne nr e tel 0697070978
    Cel. : 0697070978
     
    Apply

    WhatsApp

    Brunes sh.p.k
    Autostrada "Tirane-Durres", Km 7 - Tirana, Albania
    [email protected] | www.brunes.al
    0697070978
Working...
X