Tirane, ofroj vend pune Drejtues Finance
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Ekonomist-Financier/eKontabilitet | AuditMenaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
S&D Invest sh.a është kompani me shumë vite eksperiencë në treg dhe e njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në S&D Invest Sh.a secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një Drejtor Finance, i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
Realizon perpunimin e informacionit të marrë në kontabilitet dhe programet e detyruara fiskale.
Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.
Planifikimi, implementimi dhe drejtimi i strategjive financiare të kompanisë, përfshirë: planifikimin afatgjatë, buxhetimin, parashikimet financiare dhe analizat e riskut.
Menaxhimi i marrëdhënieve me investitorët, institucionet financiare dhe partnerët strategjikë.
Përmirësimi i performancës financiare përmes optimizimit të procesit të raportimit, menaxhimit të likuiditetit dhe analizës së kthimit mbi investim.
Drejtimi i departamentit të financës dhe kontabilitetit, duke garantuar përputhje me standardet ligjore dhe profesionale.
Këshillimi i Drejtorit Ekzekutiv dhe bordit drejtues mbi vendimmarrjen strategjike dhe menaxhimin financiar të kompanisë.
Mbikëqyrja e përgatitjes së pasqyrave financiare dhe të dokumentacionit përkatës në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
Sigurimi i përgatitjes së pagave, deklaratave tatimore dhe kontributeve shoqërore përmes sistemeve elektronike përkatëse.
Kontrolli dhe mirëmbajtja e dokumentacionit financiar, përfshirë llogaritë bankare, arkën, TVSH-në dhe kontratat me palët e treta.
Sigurimi i regjistrimit të saktë dhe në kohë të të gjitha të dhënave financiare në programet përkatëse.
Ndjekja dhe rakordimi i kostove me furnitorët dhe bashkëpunëtorët.
Garantimi i përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe politike të brendshme financiare.
Kualifikime dhe Eksperiencë e Kërkuar:
Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet apo një fushë të ngjashme (Master është avantazh).
Minimumi 5 vite përvojë në një pozicion të ngjashëm drejtues në fushën financiare.
Njohuri të avancuara të standardeve të kontabilitetit dhe të legjislacionit tatimor në fuqi.
Aftësi të shkëlqyera analitike, udhëheqëse dhe komunikuese.
Eksperiencë në përdorimin e sistemeve elektronike të deklarimit dhe programeve financiare.
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Aftësi të forta në organizim, planifikim dhe menaxhim të burimeve.
Përvoja në sektorin e ndërtimit konsiderohet një avantazh.
Çfarë ofrojmë:
Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë.
Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.
Paga e negociueshme, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
Nëse jeni të interesuar për një karrierë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim të merituar, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë në S&D Invest.sh.a
Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në [email protected]
Apply