Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ofroj vend pune part time | remote | smartworking nga sh...

    ofroj vend pune part time | remote | smartworking nga sh...
    Tipi
    part timeremote | smartworking nga shtepia
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Pozicioni: Asistent Financiar
    Orari: Part-time / me orar të fleksibël
    Vendndodhja: Remote (puna kryhet në distancë)
    Përshkrimi i punës:​
    Organizata jonë po kërkon një Asistent Financiar me kohë të pjesshme për të mbështetur proceset financiare dhe raportuese të projekteve. Pozicioni është i përshtatshëm për studentë ose të rinj që kanë njohuri bazë në kontabilitet dhe dëshirojnë të fitojnë përvojë në sektorin jofitimprurës.
    Përgjegjësitë kryesore:​
    Regjistrimi i blerjeve, shitjeve, arkës dhe bankës në sistemin financiar të organizatës;
    Mbajtja e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për lëvizjet financiare;
    Ndihmë në përgatitjen e bilancit financiar dhe dokumenteve për kontabilitetin vjetor;
    Mbështetje në përgatitjen e raporteve për donatorët, përfshirë edhe ato në gjuhën angleze;
    Hartimi i raporteve të brendshme financiare për organizatën;
    Përgatitja e dokumenteve për auditim financiar, në bashkëpunim me stafin;
    Detyra të tjera të thjeshta administrative ose financiare sipas nevojës.
    Kualifikimet e kërkuara:​
    Student/e ose i/e diplomuar rishtazi në financa, kontabilitet, ekonomi apo fusha të ngjashme;
    Njohuri bazë në kontabilitet dhe në përdorimin e Excel-it;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të organizuar;
    Njohuri të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.
    Dëshira për të mësuar dhe për të marrë përvojë në sektorin jofitimprurës;
    Përvoja e mëparshme në OJF është përparësi, por nuk është e domosdoshme.
    Ju lutem dergoni CV ne: [email protected].
     
    Apply
Working...
X