Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher/e i Klientëve Kryesorë (Key Account Manager)

    Menaxher/e i Klientëve Kryesorë (Key Account Manager)
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    MarketingMenaxhim BiznesiSupervizor | Team Leader
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Gorenje Albania Shpk, distributor ekskluziv i elektroshtëpiakeve për markat Gorenje dhe Hisense në Shqipëri,
    është pjesë e grupit Hisense, një konglomerat i madh kinez, prodhuesi më i madh i TV në botë.
    Përgjegjësitë
    Aktualisht kompania po zgjerohet dhe kërkon një Menaxher/e i Klientëve Kryesorë (Key Account Manager) që do të jetë përgjegjës për këto aktivitete:
    • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata me klientët kryesorë
    • Koordinimi i aktiviteteve tregtare dhe promovuese për secilin klient kryesor
    • Planifikimi strategjik
    • Hartimi i planeve vjetore të zhvillimit të markës në përputhje me objektivat
    • Analiza e tregut dhe konkurrencës
    • Monitorimi i tendencave të tregut dhe aktiviteteve të konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja për rritje
    • Negocimi i marrëveshjeve komerciale
    • Përgatitja e raporteve dhe e analizave periodike
    • Bashkëpunimi me departamentet e marketingut, logjistikës, financës dhe shitjes për të siguruar zbatimin efektiv të planeve të klientëve
    • Identifikimi i mundësive për zhvillim të mëtejshëm
    Kriteret
    • Kandidati duhet të zotërojë mirë gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar
    • Eksperienca në sektorin përkatës është përparësi
    • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Menaxhim ose Marketing
    • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programit Excel dhe paketës Office në përgjithësi
    • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
    • Leje drejtimi (kategoria B) dhe gatishmëri për të udhëtuar sipas nevojës
    • Kushtet e punës janë shumë të kënaqshme
    Ju lutem të telefononi në numrin +355 69 316 1979
    Email: [email protected]
     
    Apply

    WhatsApp

    Gorenje Albania Shpk
    [email protected] | +355 68 90 23 996
Working...
X