Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    AUDITOR I BRENDSHËM , Tirane

    AUDITOR I BRENDSHËM , Tirane
    NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE ​
    TITULLI I PUNËS: AUDITOR I BRENDSHËM​DEGA: Tiranë​DEPARTMENTI: Audit Brendshëm​
    ​PËRKUFIZIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS:
    Detyra kryesore e Auditorit të Brendshëm është të vlerësojë përputhshmërinë e operacioneve, nivelin efektiv të ekspozimit ndaj riskut, zbatimin adekuat të procedurave dhe efektivitetin dhe rëndësinë e kontrollit në vend.
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS:
    Ekzekuton dhe zbaton programet e planit vjetor të auditimit duke mbajtur marrëdhënie me departamentet e audituara për të marrë akses në dokumentacionin, raportet, sistemet dhe personelin e tyre.
    Kryen fazën përgatitore të auditimit dhe/ose hetimit në disa aktivitete/procese bankare;
    Përpunon analizën e misionit të auditimit (analizë selektive e fushave të riskut, përcaktimi i metodave dhe programit të punës, përpunimi i buxhetit kohor);
    Përgatit raportin paraprak të njësive/proceseve të audituara së bashku me të gjitha dokumentet mbështetëse;
    Siguron përputhshmërinë me legjislacionin përkatës dhe politikat e brendshme;
    Jep raport të besueshëm dhe rekomandime me vlerë të shtuar;
    Ndjek periodikisht të gjitha rekomandimet e lëshuara;
    Bashkëpunon me njësitë e tjera për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve dhe proceseve të brendshme;
    KËRKESAT E PËRGJITHSHME:
    Diplomë Universitare - Fakulteti i Ekonomisë (preferohet në Financë);
    Kualifikime profesionale ndërkombëtare ose certifikime të tjera të veçanta në auditimin e brendshëm (C.I.A, A.C.C.A etj.) janë të preferueshme;
    Të paktën 2 vjet përvojë në auditimin e brendshëm apo të jashtëm;
    Njohuri dhe aftësi për të zbatuar standardet e auditimit të brendshëm dhe procedurat dhe teknikat e auditimit në të gjitha fushat operative të bankës;
    Njohuri mbi rreziqet kryesore të bankës dhe metodologjinë e auditimit;
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës; aftësi për të vendosur prioritete, ndjenjë organizimi dhe aftësi për të punuar nën presion dhe për të përfunduar punën brenda afateve;
    Aftësi analitike dhe mendim kritik të zhvilluar
    Duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë;
    Aftësi të forta komunikimi;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
    Aftësi të forta kompjuterike, duke përfshirë njohuri të softuerëve të auditimit dhe aplikacioneve Microsoft Office;
    Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin Curriculum Vitae të detajuar në Departamentin e Burimeve Njerëzore ([email protected]). Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.
    Afati i fundit i aplikimit 13 Qershor, 2025.
     
    Apply

    United Bank of Albania - UBA
    Rruga Dritan Hoxha
Working...
X