Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, kerkohet Arketar per furnizimin e ATM-ve - Dega Sarande

    Sarande, kerkohet Arketar per furnizimin e ATM-ve - Dega Sarande
    Sarande

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Detyrat dhe Pergjegjesite:
    • Të punojë në përputhje me Manualin e Përdorimit të ATM-ve dhe të mbajë të përditësuar udhëzimet për operimin e ATM-ve;
    • Të monitorojë gjëndjen e parave për ATM-të dhe të rregullojë ndryshimet e tyre kur është e nevojshme;
    • Të bëhet rimbushja e ATM-ve;
    • Të raportojë sa herë që kërkohet ndërhyrje për probleme të ndryshme që mund të ndodhin në ATM;
    • Të eliminohen defektet e vogla në ATM, si bllokimi i kartëmonedhave dhe letrave; të ndihmojë në zbulimin e defekteve në ATM;
    • Vendosja e materialeve të konsumuara në ATM, si letra, journal, etj.;
    • Të dërgojë në degë procesverbal për kartëmonedha false të zbuluara në ATM;
    • Të ofrojë mbështetjen e nevojshme për eprorët për rikoncilimin e parave kesh;
    • Të respektohen rregullat e sigurisë gjatë transportit të parave kesh, rimbushja e ATM-ve.
    Kerkesat
    • Të ketë diplomë universiteti në fushat si ekonomiks, financë, administrim biznesi, etj.
    • Të zotërojë mirë gjuhën angleze,
    • Të ketë aftësi të mira dhe logjikë operimi,
    • Të jesh i sinqertë, i besueshëm dhe i shpejtë
    • Të jetë në gjendje të punojë jashtë orarit siç mund të kërkohet nga puna.
    Kandidatet e interesuar te aplikojne brenda dates 06.06.2025 via https://careers.bkt.com.al/job/Saran...nde/821529602/
     
    Banka Kombëtare Tregtare,
    Bul."ZhanD'Ark" - Tiranë
    Tel. 281-554 | Fax.250956
    website: www.bkt.com.al
    Instagram: bkt_banka kombetare
    Facebook: Banka Kombetare Tregtare
Working...
X