Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Elektricist

    Tirane, ofrohet vend pune Elektricist
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Rinas



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Elektricist
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Dutch Global Maintenance kerkon te punesoje: Elektricist
    Pershkrimi i vendit te punes:
    Elektricisti merret me instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të kontrollit elektrik, instalimeve elektrike dhe ndriçimit te aeroportit, Leximin e diagrameve teknike dhe planeve, kryerjen e mirëmbajtjes së përgjithshme elektrike, inspektimin e transformatorëve, ndërprerësve dhe komponentëve të tjerë elektrikë.
    DETYRAT DHE PERGJEGJESITE KRYESORE TË ELEKTRIÇISTIT
    Kur merr turnin në dorëzim komunikon me elektriçistin e parë të turnit paraardhës për problemet e ndodhura si dhe vihet në dijeni për problemet që nuk janë zgjidhur, merr udhëzimet paraprake për veprimet që mund të kryejë.
    Raporton tek shefi i turnit për situatën e marrjes në dorëzim të turnit.
    Kontrollon që gjeneratori i Kargos ndizet normalisht në rast të ikjes së energjisë elektrike dhe parametrat e tij janë optimale.
    Kontrollon ndriçimin e Terminalit sipas ambienteve dhe kryen zëvendësimin e llampave të djegura atje ku ka nevojë.
    Kontrollon panelet elektrike në të gjitha ambientet e Aeroportit dhe raporton për anomalitë e konstatuara.
    Zbaton me rigorozitet detyrat e dhëna nga shefi i turnit dhe tekniku i parë dhe raporton pas zbatimit të këtyre detyrave.
    Zbaton planin mujor të punës të përgatitur nga departamenti elektrik dhe raporton për kryerjen e tij.
    Zbaton rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve të ndryshme elektrike dhe në rast paqartësish konsultohet me teknikun e pare ose me shefin e turnit.
    Merr pjesë në realizimin e detyrave ekstra të dhëna nga departamenti elektrik.
    Kryen punime të ndryshme të kërkuara nga departamenti elektrik dhe raporton për zbatimin e tyre.
    Në fund të çdo aktiviteti raporton tek shefi i turnit dhe në BMS për plotësimin e raportit përfundimtar në fund të turnit.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë universitare/Kurse profesionale
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunimi me ekipe multidisiplinare.
    • Aftësi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase në aspektin profesional.
    • Aftësi të forta ndërpersonale dhe për të udhëhequr ekipet në terren.
    • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi të larta në menaxhimin e projekteve.
    • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikuese për të arritur afatet dhe standardet e kërkuara.
    Aplikimi:
    Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it: [email protected]
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
    Cel. : 0682834107
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X