Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Administrator Mirëmbajtje për Objekt Banimi_Projekt i Ri

    Tirane, ofroj vend pune Administrator Mirëmbajtje për Objekt Banimi_Projekt i Ri
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim KlientiSherbim | Reparime
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit mbi 25 vitesh dhe i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qendra biznesi sipas modeleve dhe standardeve europiane.
    Sot, mbi 25 vitesh eksperiencë, Orion Construction njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë të projektet tona në proces dhe ato të përfunduara.
    Orion Construction kërkon të zgjeroj stafin e tij në pozicionin vakant: Administrator Mirëmbajtje për Objekt Banimi për një Projekt të Ri.
    Detyrat
    Të zbatojë vendimet e Asamblese së banorëve dhe të kujdeset për respektimin e Rregullores
    Të monitorojë rregullisht zbatimin e detyrave të mirëmbajtjes nga ana e stafit si: pastrimi i ambienteve të përbashkëta, mirëmbajtja e gjelbërimit, funksionimi i rregullt i ashensorëve dhe kontrolli periodik i tyre, sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit etj.
    Mbajtjen e buxhetit për mirëmbajtje dhe riparime, në zëra të veçantë, në emër të asamblesë
    Të jetë fleksibël ne orar ne lidhje me zbatimin e detyrave të përditshme te mirëmbjatjes
    Të jetë i gatshëm për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të mirëmbajtjes në çfarëdo momenti që ato paraqiten
    Të disiplinojë përdorimin e sendeve të përbashkëta dhe cilësinë e shërbimeve në interes të përbashkët
    Kontrollin e zbatimit të rregullave të bashkëjetesës nga ana e të gjithë banorëve
    Raportimin mbi ecurinë e procesit të mirëmbajtjes në mbledhjen vjetore të asamblesë
    Kualifikimet
    Të ketë eksperience pune mbi 3 vjet ne Administrim Objekte Banimi.
    Të jetë i komunikueshëm.
    Të jetë fleksibël.
    Të jetë i aftë të zgjidhi problematikat e ndryshme me efikasitet.
    Shenime
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit).
    Aplikimet e kandidatëve do të pranohen deri më datë: 06 Qershor 2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
    Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
     
    Apply

    Company logo
Working...
X