Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ekonomist magazine

    EKONOMIST MAGAZINE
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Per nje klientin tone, nje kompani prestigjoze qe operon ne industrine e ndertimit jemi duke selektuar kandidate per pozicionin :
    EKONOMIST MAGAZINE
    DETYRAT KRYESORE:
    Regjistron brënda ditës të gjitha faturat e blerjes me hyrje në magazinë.
    Rakordon faturën e mallit të blerë me artikujt qe vijnë fizikisht në magazinë duke mbajtur përgjegjësi për krahasimin e sasive të shënuara në faturë me sasitë e mallit fizik, dhe nese ka diferenca ploteson process verbalin dhe ja drejton Shefit te Finances dhe furnitorit.
    Regjistron në sistemin financiar cdo kartelë artikulli duke plotësuar të gjitha fushat me informacionin e duhur.
    Kryen me përgjegjësi transferimin e artikujve në objektet brënda kompanisë duke u kujdesur për plotësimin e dokumentit në menyrë të saktë sipas rregullave të kompanisë.
    Kryen daljet e artikujve nga magazina gjithmonë pas kërkesës që do të ketë marrë në formë zyrtare.
    Mban në një regjistër magazine të gjitha daljet e veglave të punës dhe paisjeve që do të merren për përdorim duke dokumentuar emrat përkatës si edhe destinacionet.
    Mban nën kontroll që gjendja e artikujve të mos kalojë me gjëndje negative.
    Mban përgjegjësi për dokumentimin e të gjitha lëvizjeve të artikujve të magazinës.
    Mban përgjegjësi për sasinë e artikujve kontabël dhe fizik të cilët duhet të jenë gjithmonë të barabartë.
    Mban përgjegjësi për lëvizjen e artikullit fizikisht dhe në programin financiar.
    Merr pjesë në inventaret e kompanisë.
    Merr përsipër çdo detyrë tjetër që do ti ngarkohet në varësi të nevojave urgjente të kompanisë.
    KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
    Të ketë arsim të lartë, dega Ekonomike.
    Të ketë mbi 5 vjet experience pune.
    Të përdorë programet baze Microsoft Office.
    Të njohë programet financiare, Navision përbën përparësi.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    PAGA: 80’000 ÷ 100’000 Lek/Neto
    Për të aplikuar ju lutem te dërgohet CV në adresen e-mail: [email protected] me subjekt : EKONOMIST MAGAZINE
     
    Apply

    Ju informojme se te dhenat tuaja personale te derguar ne agjencine tone, ruhen konform ligjit nr 9887,
    percaktuar nga Kuvendi I Shqiperise “Per mbrojtien e te Dhenave Personale”
    Adresa: Ne hyrje te Rruges se Durresit, perballe me Ish Kafe: Flora,
    100 metra me poshte ( pallati pa e kaluar Embeltore Behari-n), siper Bar: Rio.
    Tel/fax: 0 44 807 167
    E-mail: [email protected]
    Web:www.albapunesim.al
Working...
X