Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist per Ngritjen e Fondeve ne Terren nga Individet!

    Specialist per Ngritjen e Fondeve ne Terren nga Individet!
    Tirane

    Tipi
    part time
    Fusha | Profili i punes
    Hostes | Prezantuese | PR
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, humanitare dhe jofitimprurëse. Nga viti 1995, ne kemi punuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror, fuqizimin e familjeve në rrezik, pavarësinë ekonomike të të rinjve nga grupet e rrezikuara, si dhe ofrimin e ndihmës në situata emergjente përmes llojeve të ndryshme të mbështetjes. Krahas kujdesit të tipit familjar dhe mbështetjes ndaj familjes, ne advokojmë aktivisht për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.
    Ke dëshirë që puna jote mund të ndryshojë jetët fëmijëve dhe tërinjve pa kujdes prindëror?Nëse përgjigja jote është PO, atëherë ne të inkurajojmë të jesh pjesë e ekipit tonë!
    Çfarë kërkojmë?
    Eksperiencë pune në terren dhe komunikimi drejtpërdrejt me qytetarë
    Eksperiencë në shitje
    Aftësi negocimi
    I/E orientuar drejt rezultateve
    Një qasje proaktive
    Komunikim pozitiv dhe i sjellshëm
    Aftësi për punë në ekip
    Motivim dhe përkushtim për punën humanitare
    Çfarë ofrojmë?
    Paga mujore e rregullt duke fillluar nga 40.000 Lekë
    Bonuset stimuluese
    Oraret e punes fleksibël, 20 orë në javë -fundjava pushim.
    Eksperiencë në një organizatë humanitare ndërkombëtare joqeveritare
    Zhvillimi i njohurive dhe aftësive të reja
    Trajnim i vazhdueshëm dhe mundësi për zhvillim në organizatë
    Apliko në adresën e e-mailit : [email protected] . Stafi ynë do të kontaktoj me ju. Afati i fundit i aplikimit dt 30 Maj 2025.
     
    Apply
Working...
X