Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet Magazinier Ne Magazinen e Duty-Free, Tirana International Airport

    Kerkohet Magazinier Ne Magazinen e Duty-Free, Tirana International Airport
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Rinas



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Magazinier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Pozicioni i punës: Magazinier
    Departamenti: Logjistikë
    Kompania: Lagardère Travel Retail
    Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit – Aelia Duty-Free
    Orari: Full-time, turne të ndryshme
    Përshkrimi i Pozicionit:
    Kërkojmë një Punëtor Magazine energjik dhe të organizuar për t’u bërë pjesë e ekipit tonë në Aelia Duty-Free. Ky rol ka si qëllim garantimin e menaxhimit efikas të mallrave dhe të gjithë proceseve të magazinimit, duke kontribuar në një zinxhir furnizimi të qëndrueshëm dhe të saktë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    -Kontrollon saktësinë e dërgesave hyrëse, duke verifikuar për dëmtime dhe përputhje me standardet e kompanisë.
    -Përgatit dhe paketon porositë për shpërndarje ose marrje sipas orarit të përcaktuar.
    -Zbaton procedurat e inventarit dhe përgatitet për auditime të rregullta.
    -Siguron një mjedis të pastër dhe të sigurt pune, duke optimizuar hapësirën e magazinës.
    -Operon mjete magazinimi si forklift (pirun) dhe krik paletash, terheqes për zhvendosjen efikase të mallrave.
    -Merr pjesë në inventarizime periodike sipas kërkesës së menaxhmentit.
    -Kryen detyra të tjera logjistike të ngarkuara nga drejtuesi i magazinës.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    -Diplomë e shkollës së mesme ose e barasvlershme.
    -Eksperiencë e mëparshme si punëtor magazine.
    -Njohuri bazë në sistemet e menaxhimit të inventarit dhe përdorimin e softuerëve përkatës.
    -Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës
    Çfarë Ofrojmë:
    -Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës
    -Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional
    -Ambient pune dinamik, ndërkombëtar dhe mbështetës
    -Perspektivë për rritje në karrierë brenda kompanisë
    Nëse je një person i përpiktë, fizikisht aktiv dhe i gatshëm të punosh në një mjedis dinamik si aeroporti, kjo është mundësia jote! Ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në [email protected] ose duke kontaktuar në 0672542399.
    Cel. : 0672542399
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X