Vlore, ofrohet vend pune Supervizor Teknik
Vlore
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Inxh. Elektrike | ElektronikeTeknik
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Supervizor Teknik
Departamenti: Facilities Management
Vendndodhja: Green Coast, Palasë
Lloji i punësimit: i Përhershëm
Përmbledhja e Pozicionit:
Supervizori Teknik është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve Elektrike/Elektronike në sistemet përkatëse si (HVAC, aspirim-kondicionim, kolektoret e ujit, impjanti e filtrimit të ujit, linjat e furnizimit dhe shkarkimit, panelet diellore nqs ka, panelet e komandimit të sistemeve HVAC, MKZ, Hidrante, sistemi sprinkler etj) si dhe monitoron/kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar për gjëndjen teknike tek eprori.
Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
• Supervizori është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proçeseve Elektrike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
• Udhëheq kryerjen e punimeve Elektrike/Elektronike dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente.
• Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standarteve të përcaktuara.
• Mban në kontrollon koston e mirëmbajtes të sistemeve meknaike dhe sistemeve speciale.
• Koordinon punën brënda departamentit për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes.
• Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve te njesise.
• Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes .
• Merr pjese në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.
• Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
• Merr pjese ne Handover proces te njesive nga Investitori dhe kompanite e Grupit.
• Të sigurojë furnizimin me energji elektrike te njesive ne Resort.
• Të marrë masa të menjëhershme dhe të lajmerojë autoritet përkatëse dhe drejtuesit kur vëren ndërhyrje në rrjet apo kuadro elektrike nga persona të paautorizuar;
• Të kujdeset për gjeneratorin, furnizimi me naftë. Të ketë naftë reservë për 8 orë.
• Të mirëmbajë dhe përmirësojë rrjetin e ndriçimit .
• Të kontrollojë linjat elektrike të nënkontraktorëve, zgjatuesat etj ne menyre qe mos ketë shkelje.
• Te kujdeset per te gjitha asetet e kompanise ne resort duke i mirembajtur ato nepermjet stafit Teknik.
Kualifikimet e Kërkuara:
• Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë ne Inxhinieri Elektrike;
• Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në profile të ngjashme ne mirembajtje ose zbatim;
• Njohuri shumë të mira të elementeve të sistemit elektrik;në instalime elektrike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti;
• Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit Teknik.
Kompetencat Kryesore:
I përpiktë, i saktë, dhe i aftë të zgjidhë problemet në kohë.
Kujdes dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve.
Aftësi të mira komunikimi verbal dhe të shkruar.
Aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
I fokusuar ndaj klientëve, me një qëndrim pozitiv.
Aftësi për menaxhim ekipi.
Kushtet e Punës:
Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në këtë link.
Afati i Aplikimit: 10/06/2025
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply
WhatsApp
“Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
W: +355 69 703 9642