Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Ndërtimi

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Ndërtimi
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 QTU | Kashar | Casa Italia



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim strategjik | Drejtues
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    LIQENI VII sh.p.k kërkon të punësojë: Menaxher Ndërtimi
    Përshkrimi i Pozicionit:
    LIQENI VII sh.p.k është një kompani e specializuar në ndërtimin e rrugëve, ujësjellës-kanalizimeve dhe ndërtesave. Ne kërkojmë një Menaxher Ndërtimi me përvojë për të mbikëqyrur dhe menaxhuar gjithe punen e kompanise dhe vecanerisht projektet tona në terren.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    • Mbikëqyrja e punimeve në terren për ndërtimin e rrugëve, ujësjellës-kanalizimeve dhe ndërtesave.
    • Organizimi dhe kontrolli ditor i ekipeve të punës, pajisjeve dhe operatorëve sipas planit ditor të punës.
    • Komunikimi efektiv me ekipet e punës, mbikëqyrësit,furnitoret dhe klientët.
    • Mbikëqyrja ne kohe reale e të gjitha aktiviteteve të ndërtimit dhe raportimi tek drejtuesit e kompanisë.
    • Kontrolli i departamenteve në kantier: mekanike, elektrike, civile, punime dheu etj.
    • Leximi kontrolli dhe interpretimi i planimetrive dhe projekteve të ndërtimit ne bashkepunim me degen teknike te kompanise dhe drejtimin e kontrollin e kesaj te fundit.
    • Përgatitja e raporteve dhe orareve ditore,javore dhe mujore si dhe raportimi ne cdo kohe tek drejtuesit e kompanise.
    • Aftësi për të punuar në grup duke sjelle fryme kontrolli dhe ndihme per cilindo drejtues,inxhinier apo deri te specialisti e punetori i thjeshte duke transmetuar se pari pozitivitet e bashkepunim por edhe qasje autoritare kur është e nevojshme dhe masa te rrepta e pa kompromis kur konstaton probleme me pergjegjesi direkte.
    • Aftesi per te treguar me fakte rritjen e punes se kompanise qe vjen si pasoje e aftesive te tij te punes,kontrollit dhe organizimit.
    • Kontrolli i pozicioneve te punes ne kompani ,bashkrendimi dhe kordinimi i cdo pozicioni pune ne funksion te zgjidhjes se cdo ceshtje te kerkuar me qellim mbylljen e cdo projekti ne afat, me cilesi,dokumentacion perfekt dhe te kontrolluar sipas kerkesave te cdo dosje. Konstatimi i pergjegjesive per cdo punonjes qe nuk ploteson me kompetence detyrat e punes qe ai/ajo kryen ,marrja e masave disiplinore apo zgjidhje te tjera te propozuara per te arritur me cdo kusht efektivitetin dhe produktivitetin.
    • Te tjera detyra per tu ndjekur qe dalin nga punet ne terren dhe qe kerkojne zgjidhje dhe diskutohen me drejtuesit e kompanise hap pas hapi.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme relevante.
    • Përvojë pune prej 3-5 vitesh në menaxhimin e projekteve ndërtimore.
    • Njohuri të avancuara të programeve softuerike si AutoCAD, Microsoft Office, etj.
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunimi me ekipe multidisiplinare.
    • Aftësi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase në aspektin profesional.
    • Aftësi të forta ndërpersonale dhe për të udhëhequr ekipet në terren.
    • Njohuri të gjuhës angleze.
    • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi të larta në menaxhimin e projekteve.
    • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikuese për të arritur afatet dhe standardet e kërkuara.
    Aplikimi:
    Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it : [COLOR=rgb(226, 80, 65)][email protected][/COLOR]
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.​
     
    Apply

    [email protected] | www.liqeni7.al
Working...
X