Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune "Menaxher i Njesise se Kostove & Preventivave"

    Tirane, ofrohet vend pune "Menaxher i Njesise se Kostove & Preventivave"
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Ne emer te nje kompanie lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon, e cila është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastructure, Dimension po kerkon kandidate per pozicionin :
    Menaxher i Njesise se Kostove & Preventivave
    Vendndodhja: Tiranë
    Përgjegjësitë Kryesore:
    Drejton dhe mbikëqyr stafin teknik për analizat e kostove, situacionet, librat e masave dhe preventivat.
    Kontrollon dhe përgatit situacionet mujore, përfshirë ato të nënkontraktorëve, dhe rakordon me Departamentin e Financës për inventarët dhe magazinat.
    Harton preventiva të detajuara për punimet e kompanisë dhe kontrollon preventivat e sjella nga studiot e projektimit.
    Ndjek koston dhe progresin e projekteve.
    Përgatit dokumentacionin për tendera, preventivat për punime shtesë dhe rakordimet përfundimtare.
    Përditëson manualin e çmimeve dhe analizat teknike në përputhje me zhvillimet e tregut dhe ligjin.
    Ndjek publikimet zyrtare dhe legjislacionin që lidhet me kostot dhe ndërtimin.
    Raporton mbi buxhete dhe kosto drejtuesve të lartë dhe bashkëpunon ngushtësisht me Financën.
    Kryen verifikime të çmimeve në treg për kontraktorët dhe nënkontraktorët dhe mbështet negocimin e kontratave.
    Harton dhe përditëson buxhetin vjetor, cash flow dhe raportet e progresit të punimeve.
    Merr pjesë në analizat tekniko-financiare dhe studimet e fizibilitetit për projekte të reja.
    Organizon dhe miraton detyrat e stafit në bashkëpunim me drejtuesit përkatës dhe vlerëson performancën në bashkëpunim me HR.
    Kualifikimet dhe Edukimi:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
    Minimumi 10 vite përvojë në pozicione si preventivues ose specialist i kontrollit të kostos në projekte ndërtimi civile dhe industriale.
    Aftësi të mira teknike në analizën e çmimeve, kontrollin e buxheteve dhe optimizimin e kostove.
    Aftësi për t’u përshtatur me teknologjitë dhe zhvillimet e tregut të ndërtimit.
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe vendimmarrëse.
    Aftësi për punë efektive në grup dhe koordinim të ekipeve.
    Njohje shumë të mirë të legjislacionit të ndërtimit.
    Njohuri të avancuara në Microsoft Office, AutoCAD dhe programe të tjera të ngjashme.
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt « Menaxher i Njesise se Kostove & Preventivave»
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X