Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistent/e Avokate

    Asistent/e Avokate
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    O.T.C sh.p.k
    Adresa :Blloku " Vasil Shanto " prane Keshit Nr.3 Tiranë
    Kerkon te punesoje:
    Asistent Avokate
    Zyra jonë ligjore, me eksperiencë në përfaqësimin e çështjeve civile, penale dhe administrative, ofron mundësi të shkëlqyer për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të qenë pjesë e një ekipi me integritet dhe përkushtim.
    Detyrat kryesore përfshijnë:​
    Përfaqësim i çështjeve në gjykime civile, penale dhe administrative në të gjitha nivelet e gjyqësorit në R.SH.
    Përgatitja e dokumenteve ligjore si: kërkesë-padi, mbrojtje, ankesa, rekurse, etj.
    Pjesëmarrje në seanca gjyqësore, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe juridiksionin rishikues.
    Ndjekja e procedurave dhe përfaqësimi pranë institucioneve të ndryshme publike dhe ligjore.
    Rindërtimi i skenës së krimit dhe ndjekja e pistave hetimore në territorin e R.SH.
    Vizita dhe përfaqësim pranë të paraburgosurve në IEVP.
    Dorezim kërkesash dhe marrje informacioni në Gjykata, Prokurori dhe institucione të tjera shtetërore.
    Kriteret e pranimit:
    Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë.
    Njohuri të mira në të paktën një gjuhë të huaj.
    Prezencë dhe shprehjuridike.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
    Njohuri shumë të mira kompjuterike.
    Gatishmëri për udhëtime brenda territorit të R.SH.
    Të mos jetë përdorues/e i/e duhanit.
    Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
    CV (e printuar).
    Kopje të çertifikatave të kualifikimeve të përmendura në CV.
    Aplikimi juaj së bashku me dokumentacioni shoqërues të dergohen në adresën e e-mailit:
    [email protected]
    Tel:0686031680
    Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë!
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X